×
  • Lajme
  • Lajme

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB

    FrontOnline
    19 Korrik 2023

    Tenori me famë ndërkombëtare Rame Lahaj është pjesë e bashkëpunimit për kartelën më të re në treg, Visa Infinite të lansuar nga Banka TEB.

    Lahaj është storie suksesi e Kosovës së pasluftës sa i përket përfaqësimit të vlerave artisitike në nivelin ndërkombëtar të Operës në gjithë globin. Me performansat e tij të jashtëzakonshme operistike Lahaj ka performuar në skenat më prestigjioze të teatrove të operës si Opera e Los Angeles në SHBA, Opera Mbretërore angleze në Londër, Opera Australiane në Sydney, Opera Gjermane në Berlin etj. Bashkimi i forcave konsiderohet bashkëpunim i rëndësishëm nga të dy palët, pasi që Lahaj është përzgjedhur të jetë Ambasador i brendit më të ri të kartelave bankare, VISA Infinite.

    Banka TEB është lidere e pakontestueshme në sektorin e kartelave bankare në Kosovë, që nga promovimi në treg i Kredit Kartelës, Starcard më 2008 e deri më sot. Ndryshimet teknologjike dhe mundësitë e reja inovative në
    sektorin global të kartelave bankare, ishin obligim që TEB të sjellte në Kosovë kartelën e kreditit më të avancuar në botë, VISA Infinite.

    Kartela VISA Infinite është niveli më i lartë i kredit kartelës në Kosovë që ofrohet nga bankat komerciale. Infinite është kartela e parë metalike në tregun e kartelave bankare në Kosove, por kryesorja mbetet te potenciali që i ofrohet klientëve gjatë përdorimit të saj si shpenzime me një limit të lartë krediti, sigurimin jetësor në udhëtim dhe sigurimin shëndetësor gjatë udhëtimit, zgjatjen e garancisë së produkteve, aksesin në mbi 1,000 Aeroporte “Lounge”, qasje në rrjetin global të ATM-ve, të drejtën e komunikimit të privilegjuar të urgjencës globale pa marrë parasysh ku gjendet klienti.

    Të gjitha këto privilegje, kanë bërë që Banka TEB të prezantoj kartelën VISA Infinite me një personalitet po aq të suksesshëm si zotëri Lahaj, i cili me performancat e tij në gjithë globin, është një udhëtar i botës.

    Veq bashkëpunimit si Ambasador i brendit Visa Infinite, bashkëpunimi është zgjeruar edhe në partneritetin me Festivalin ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj që mbahet nga 21 deri më 31 Korrik në Prishtinë.

    Ne në Bankën TEB konsiderojmë se bashkimi i forcave tona me tenorin Rame Lahaj paraqet vlera të përbashkëta të suksesshme që ndajmë në opinion duke filluar nga lidershipi jonë në sektorin e kartelave bankare, shërbimet tona të specializuara, ofertat e ndryshme sipas kërkesave të klientëve, aplikacioni më i mirë në sektorin bankar në Kosovë, deri ta përgjegjësia jonë e plotë korporative sociale, duke qenë mbështetës në një numër të marr të aktiviteteve të ndryshme publike.

    TEB Bankë për një botë në lëvizje!

    Artikull i sponzorizuar

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Kronika04 Dhjetor 2023
    Janë lënduar katër persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Për Front Online detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që t’ua ndalojë vizitat, telefonatat...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Ajo me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se lufta me Rusinë po hyn në një fazë të re pasi luftimet dimërore rifillojnë pas një...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Mediat kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt natën e të mërkurës së 28 nëntorit në Prishtinë. Ftesa besëprerë...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës trupi i pajetë i Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht të mërkurën...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 52 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Manchester City dhe Tottenham barazuan 3-3 në derbin e xhiros së 17-të të Ligës Premier. Golashënues për Manchester Cityn ishin Phil Foden,...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2023
    Maqedonia është tronditur nga vrasje e një 14 vjeçarje nga Shkupi dhe një 74 vjeçari të cilët u gjetën të vdekur në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.