×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00.

    Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit”, pastaj “Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”.

    Si dhe pikat tjera si më poshtë:

    1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 prill 2024:

      17. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

      18. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

      20. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

      21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

      25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut,

      26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,

      27. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

      28. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

      29. Shqyrtimi i rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.08/L-021 për tregti me jashtë,

      30. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021”,

      31. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe konfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”,

      32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022,

      33. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

      34. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022,

      35. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës për vitin 2022,

      36. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

      37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,

      38. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës,

      39. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

      IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
    8. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
    9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
    10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
    11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
    12. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
    13. Votimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,
    14. Votimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”,
    15. Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
    16. Votimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”,
    17. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve  të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,
    20. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,
    21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
    22. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
    23. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare, për vitin 2022,
    24. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave.V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.