×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjuca: Festa e 9 Majit dëshmi e vendosmërisë së Kosovës në rrugën euro-integruese

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

    Duke shprehur mirënjohje për organizimin e një pritjeje të tillë dhe duke theksuar se është viti i 16-të që Kosova shënon dhe feston Ditën e Evropës, kryetari Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo.

    I pari i Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë fjalimit të tij tha se këtë vit 9 maji është i veçantë pikërisht për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës, si rezultat i fillimit të zbatimit të vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Zonën Schengen, pas një procesi të stërzgjatur padrejtësisht.

    Po ashtu, kryeparlamentari potencoi se Kosova ka shënuar një hap tjetër të sukseshëm në rrugëtimin e saj evropian, me rastin kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka thënë po anëtarësimit të shtetit tonë, duke përmbyllur kështu me sukses fazën e parë të anëtarësimit në këtë organizatë.

    ‘’Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, tha ndër të tjera kryetari Konjufca, transmeton Telegrafi.

    I pari i Kuvendit potencoi se për Kosovën dhe gjithë rajonin anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i rëndësisë së veçantë, duke shtuar se përfitimet nga anëtarësimi janë të dyanëshme.

    ‘’Më shumë paqe, siguri dhe prosperitet zhvillimor për Kosovën dhe rajonin do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt’’, tha më tej kryetari Konjufca.

    Duke përmendur progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues, kryetari Konjufca tha se Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol kyç në miratimin e legjislacionit të hartuar në përputhje me acquis të BE-së, për të përafruar procesin e integrimit të Kosovës në BE.

    Konjufca, po ashtu tha se është bërë më shumë se një vit prej kur është nënshkruar kërkesa në emër të Republikës së Kosovës për aplikim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke përmendur se Kosovës nga institucionet e BE-së, nga miqtë dhe aleatët e tjerë, i duhet përkrahje për ndërmarrjen e hapave konkretë e sa më të shpejt në këtë proces.

    ‘’Qytetarët e Kosovës, pavarësisht pritjes së gjatë, vazhdojnë të besojnë në politikat integruese evropiane dhe të kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë dhe institucioneve tona demokratike. Këtë e dëshmon edhe çmimi që do të ndahet në këtë ceremoni’’, potencoi ai.

    Duke uruar të gjithë për 9 Majin, Ditën e Evropës, kryeparlamentari Konjufca po ashtu uroi për një Evropë sa më të bashkuar, me Kosovën pjesë integrale të saj.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.