×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Dy kompani publike i kërkojnë OSHP-së që kompania “Grami SHPK” të futet në “listë të zezë”

    FrontOnline
    23 Janar 2020

    Dy kompani publike, Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) dhe Kompania për Menaxhmin e Deponive të Kosovës(KMDK) kanë kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) që ta fusin në “listë të zezë” kompaninë private “Grami SH.P.K & “Sankos”SH.P.K.”, me arsyetimin se kanë prezantuar dokumente të rrejshme në dy procese të ndara të prokurimit, raporton portali “Front Online”.

    Në tenderin e KEK-ut për furnizim me pajisje personale dhe mbrojtëse në punë, furnizimi me aksesor dhe pajisje për punë në lartësi, si dhe furnizim me material për ndihmë të parë në vlerë prej rreth 300 mijë euro, në pozicionin për furnizim me maskë filtrimi për një përdorim kompania “Grami” ka ofertuar me pajisje të prodhuesit nga Turqia “MFA”, me ç’rast gjatë periudhës kohore të ankesave autoriteti kontraktues (KEK) ka pranuar një e-mail nga kompania turke, e cila ka deklaruar se në kërkesën e kompanisë kosovare “Grami” kanë pranuar një numër të ndryshëm të dosjes së tenderit , përkatësisht vetëm numrin e brendshëm të dosjes së tenderit, duke e konsideruar këtë si mashtrim, pasi që për aktivitetin e njejtë të prokurimit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e tyre në Kosovë “Rimi Altex SHPK”.

    Ky lot i tenderit është kthyer në rivlerësim, me ç’rast KEK-u ka kërkuar sqarime nga prodhuesi turk, ku këta të fundit e kanë njoftuar se një të drejtë të tillë e ka ekskluzivisht kompania “Rimi Altex SHPK”.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi i kompanisë “Grami SHPK”, Gramoz Ymeri, ka deklaruar para panelit shqyrtues në OSHP se për lotin kontestues të tenderit e kanë paraqitur dokumentacionin origjinal nga prodhuesi turk, por, sipas tij, pas ankesës nga një operator tjetër ekonomik dhe për shkak të presionit që ky i fundit ka bërë te kompania “MFA”, kjo e fundit e ka tërhequr autorizimin për kompaninë “Grami SHPK”.

    “Kompania turke nuk e konteston nëse autorizimi është i falsfikuar, pasi që është origjinal, por për shkak të presionit nga një operator tjetër ekonomik ajo e ka tërhequr autorizimin për kompaninë tonë. Ne nuk kemi bërë shkelje ligjore, pasi që kemi prezantuar dokumente origjinale. Kemi konsultuar edhe avokat dhe do t’i bëjmë padi kompanisë turke për shkak të dëmeve që na ka shkaktuar në këtë tender”, ka thënë Ymeri.

    Të njejtën kërkesë ndaj kompanisë “Grami” që të futet në “listë të zezë” e ka pasur edhe Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), me arsyetimin se operatori ekonomik ka paraqitur dokumente të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit për furnizim me një kamion për transportin e mbeturinave, ku vlera e parashikuar e kontratës ka qenë rreth 210 mijë euro.
    Mehmet Tinova, përfaqësues i KMDK-së, ka deklaruar para panelit shqyrtues se operatori ekonomik “Grami SHPK” ka paraqitur të dhëna të rreme dhe të falsifikuara, siç ka thënë ai, duke i keqpërdorur të dhënat e ofruara nga autoriteti kontraktues.
    “Gjithashtu i keni edhe dëshmitë e dy ekspertëve të OSH-së, të cilët gjatë trajtimit të lëndës kanë vlerësuar se Grami SHPK ka bashkangjitur një katalog, i cili nuk është i ngjashëm me katalogun e ofruar nga operatori tjetër ekonomik i rekomanduar për kontratë”, ka deklaruar Tinova.
    Në anën tjetër, përfaqësuesi i kompanisë “Grami SHPK”, Gramoz Ymeri, thotë se është befasur me kërkesën e autoritetit kontraktues për futjen në “listë të zezë” të kompanisë që e përfaqëson. “Qëllimi i vetëm i autoritetit kontraktues ka qenë që ta diskreditoj kompaninë tonë për shkak të ankesës që kemi bërë, pasi që Grami nuk ka bërë kurrfarë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik. Të gjitha këto katalogje autoriteti kontraktues i ka paraqitur te paneli shqyrtues dhe të njejtat na janë dorëzuar neve”, ka thënë Ymeri.
    Përndryshe, kompania “Grami SHPK” është ankuar në OSHP për shkak se KMDK-ja kishte rekomanduar një operator tjetër ekonomik për kontratë, e cila ankesë është aprovuar pjesërisht nga “Gjykata e Tenderëve”, e cila ka rekomanduar anulimin e e këtij aktivitetit të prokurimit. Por, pas kësaj, kompania publike, KMDK, ka kërkuar që kompania ankuese të futet në “listë të zezë” të OSHP-së, me arsyetimin e se ka prezantuar dokumente të falsifikuara, që janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

    /Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.