×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Drejtori i Shërbimit Korrektues: Tetë raste aktive me Covid në burgje, i burgosuri më i vjetër është 84 vjeç

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, 49 zyrtarë të burgjeve janë infektuar me Coronavirus. Prej tyre aktualisht janë 8 raste aktive.

    Këtë gjë e ka konfirmuar në një intervistë për Front Online, Nehat Thaçi, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

    “Kanë qenë 49 staf korrektues të infektuar me Covid-19. Aktiv nga ta janë vetëm 8. Fatmirësisht ne nuk kemi pasur ndonjë vdekje apo ndonjë nga stafi jonë apo punonjës i yni i cili ka pasur nevojë për asistencë në spitalet e Kosovës, kështu që mund të vlerësojmë që deri më tani kemi qëndruar shumë mirë”, ka thënë.

    Thaçi konfirmoi që aktualisht nuk ka asnjë të burgosur me Covid-19.

    “Për sa i përket të burgosurve, nuk kemi asnjë të infektuar me Covid-19. Së fundmi kanë qenë 4 dhe ata të gjithë kanë rezultuar në testin e fundit prapë negativ”, ka thënë Thaçi për Front Online.

    Fillojnë masat lehtësuese në burgje, të burgosurit pas vizitave familjare i pret karantina

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka marr vendim për lehtësimin e masave për të burgosurit në burgjet e Kosovës. Drejtori Nehat Thaçi, ka konfirmuar për Front Online, se të burgosurve u janë lejuar vizitat familjare, me kusht që të njëjtit të hyjnë në karantinë 14 ditore pas kthimit nga këto vizita.

    “Vendimi i fundit ka qenë kur kemi lejuar shpenzimin e vikendeve do të thotë të burgosurit që ligjërisht kanë të drejtë që të shfrytëzojnë vikendin. Qysh nga dje ata mund të shkojnë për vizita tek familjarët e tyre mirëpo kur të kthehen duhet që t`i nënshtrohen regjimit të karantinimit. Ne kemi marr të gjitha masat që këta të burgosur kur të kthehen nga jeta civile apo nga pjesa jashtë, duhet të hyjnë në karantinë 14 ditore dhe po besoj që kjo do të jetë një preventivë e cila nuk do të lejojë futjen e virusit brenda në burgje dhe në të njëjtën kohë të burgosurit do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë mundësinë e tyre ligjore”, ka thënë ai.

    Ndërmarrja e masave kufizuese për të burgosurit, ka bërë që tek të njëjtit të shfaqen pakënaqësi, gjë të cilën e ka konfirmuar për Front Online edhe Nehat Thaçi.

    “Të them të drejtën kohë pas kohe janë shfaqur pakënaqësi mirëpo po vazhdojë që t`i falënderojë të burgosurit për bashkëpunimin që na kanë ofruar. Sigurisht që në këtë situatë e kemi menaxhuar në bashkëpunim dhe bashkëbisedim me ta dhe kanë dhënë rezultat. Sigurisht që nuk kanë qenë edhe për ta e lehtë që prej marsit t`i kenë të ndaluara shumë të drejta ligjore që u takojnë, mirëpo bashkërisht i`a kemi dalë që të arrijmë deri tek ky moment”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Kaq vjet ka më i moshuari në burgjet e Kosovës

    Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka deklaruar për Front Online, se i burgosuri më i moshuar në burgjet e Kosovës, i ka 84 vjet.

    Ai tha që rastet më të shpeshta të vdekjeve në burgje, janë vdekje natyrale.

    “I burgosuri më i moshuar është 84 vjeç. Kemi të burgosur 70 vjeçar, 80 vjeçar, prandaj edhe ndodhin vdekjet natyrale. Ka vdekje të ndryshme por për çdo vdekje bëhen dy lloj hetime. Hetimet administrative që udhëhiqen nga ne dhe hetimet penale që udhëhiqen nga prokuroria. Në fund gjithmonë prokuroria pas obduksionit të trupit dhe pas hetimit konstaton se a ka qenë vdekje natyrale apo ka qenë një vdekje e cila duhet të ndiqet penalisht. Deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur vdekjet kanë ndodhur për shkak të faktorit njeri dhe të gjitha janë vdekje natyrale dhe ne duhet të pajtohemi me faktorin e vdekjeve”, ka thënë ai.

    Thaçi: Të burgosurit po hyjnë herë pas here në grevë urie

    Të burgosurit e Kosovës si pasojë e pakënaqësive, herë pas here hyjnë në grevë urie. Këtë gjë e ka konfirmuar për Front Online, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

    “Kohë pas kohe ne kemi grevë urie. E mira e kësaj është që ne nuk kemi greva urie të organizuara. Janë vendime vetjake dhe sigurisht që greva është një formë e pakënaqësisë që të burgosurit e shprehin kohë pas kohe, por në rast të tilla ne kemi protokollin dhe vetëm ndiqet protokolli i grevës së urisë, shfaqen kërkesat e tyre nëse janë në domenin e Shërbimit Korrektues apo janë në domen tjetër.. Nëse janë në domen tjetër ne i plasojmë ato kërkesa dhe vazhdojmë. Mirëpo nuk kemi ndonjë grevë urie aktuale që është aktive”, ka thënë ai.

    Në burgjet e Kosovës më së shumti të dënuar për vjedhje e narkotikë

    Nga 1 mijë e 32 persona që janë duke e vuajtur dënimin në burgjet e Kosovës, sipas drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçi, prijnë ata që kanë kryer vepra penale si vjedhje, vjedhje e rëndë dhe përdorim të substancave narkotike.

    “Janë të ndryshme dhe të gjitha kategoritë që i parasheh kodi penal i Kosovës gjendjen në burgje. Me shumicë, janë në vjedhje, vjedhje të rënda dhe përdorim apo keqpërdorim i lëndëve narkotike. kjo është më dominuese. Pjesa tjetër është i të gjitha veprave të tjera”, ka deklaruar Thaçi. /Front Online

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.