Në Komunën e Vushtrrisë sot janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus, ku sipas drejtorit të Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, të gjitha janë raste kontakti.
Numri total i rasteve aktive me koronavirus është 169, ku vetëm sot janë shëruar 8 persona.
Meholli tha se numri më i madh i rasteve aktive kanë kaluar kohëzgjatjen e koronavirusit.
“Numri më i madh i tyre tashmë kanë kaluar kohëzgjatjen e zakonshme të sëmundjes dhe janë duke pritur të ritestohen për të verifikuar shërimin”, tha Meholli.
Rastet e konfirmuara sot me koronavirus janë mostrat e datës 12 qershor 2020.
Sipas vendbanimit rastet e infektuara në Komunën e Vushtrrisë: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj.