×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Christopher Dell: Hyseni intervenoi natën te unë që ta bind Thaçin të mos dalë nga koalicioni

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Diplomati amerikan tani i pensionuar, Christopher Dell i cili ka shërbyer si ambasador në Kosovë gjatë viteve 2009-2012 në një intervistë për Oral History Kosova ka treguar për përplasjet e politikanëve në Kosovë sa ai ishte në shërbim.

    Dell ka rrëfyer rastin kur Hashim Thaçi ishte kryeministër në vitin 2009 dhe PDK kishte paralajmëruar se do ta prishte koalicionin me LDK-në.

    “E kujtoj një incident në nëntor 2009, kur Thaçi paralajmëroi prishjen e koalicionit. Ishte natë, dhe Skender Hyseni më telefonon duke më thënë duhet të flasësh me Thaçin. Unë iu thashë kjo është politikë e koalicionit dhe nuk ju duhem unë dhe refuzova të ndihmoj”, ka treguar Dell.

    Ish-ambasadori ka folur edhe për kohën kur është bërë demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

    Dell ka përmendur një rast kur e ka telefonuar ish-presidentin Fatmir Sejdiu për ta pyetur se pse nuk po e aprovon zgjidhjen e çështjes së kufirit, teksa Sejdiu iu kishte përgjigjur se nuk e kanë njoftuar për asgjë.“Kur u bë demarkimi, dhe palët u pajtuan unë isha duke udhëtuar për në Pejë, tani nuk më kujtohet se kush më kishte telefonuar dhe më tha se po presim që të zgjidhim këtë problem por presidenti nuk është këtu. I thashë si po mendon nuk është këtu.

    E thirra presidentin Sejdiu dhe I thashë çfarë po ndodhë, më tha se askush nuk më ka treguar. Zoti president duhet të shkosh në shkollë sot dhe në klasë dhe duhet të bësh çfarë duhet të bësh”, ka thënë Dell.

    Ai ka rrëfyer edhe një rast kur Hashim Thaçi kishte vizituar sëbashku me të një fermer serb në Lipjan, dhe pas kësaj Thaçi kishte kërkuar që t’ia siguronin atij një traktor.“E mbaj mend së bashku me Hashim Thaçin vizituam një fermer serb në Lipjan të cilët e mikpritën me raki dhe pas vizitës Thaçi u tha sigurojani një traktor. Ishte politikë sikur shitblerje me pakicë”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në konferencën për media të thirrur pas protestës së bizneseve ka theksuar se në fund...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja e Biznesve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili barazoi...
    Lajme29 Maj 2025
    Bizneset po protestojnë në hyrjet kyçe të Prishtinës qysh nga ora 10:00 e deri në ora 12:00, Për këtë, Ministrja në detyrë...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje s’po bën “asnjë veprim” që tha do ta nxirrte Kosovën...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat...
    Lajme29 Maj 2025
    Seanca e 24-të konstituive do të mbahet pas dy ditësh. Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.