Bota/Rajoni

Cakaj ka një lajm të mirë për shqiptarët e Medvegjës

Cakaj ka një lajm të mirë për shqiptarët e Medvegjës
09:48 | 17 Shtator 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Genc Cakaj, vazhdimisht ka qenë aktiv për të mbrojtur e përkrahur shqiptarët anë e kënd.

Ndërsa tani ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë pas shpërndarjes falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Cakaj ka thënë përmes një statusi në Facebook se shqiptarët e Medvegjës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për pranin e këtij Këshilli.

“Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës”, ka thënë ai.

 

 

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera