×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Behgjet Pacolli thirrje presidentit Meta dhe kryeministrit Rama: Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje publike presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mbledhur në një tryezë faktorin shqiptar.

    “Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Thirrje

    Presidentit të Shqiperisë zt. Ilir Metës dhe

    Kryeministrit Edi Ramës:

    Mblidhni në një tryezë faktorin

    shqiptar!

    Afro 10 vjet më parë, kur Këshilli i Europës diskutonte Raportin famëkeq të Dik Martit, unë i bëra thirrje publike, kryeministrit të Shqipërisë në atë kohë, zt. Sali Berisha dhe i thash:

    Organizo një tryezë të faktorit politik shqiptar!

    Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!

    Sot, pak ditë para se në Bruksel apo Ëashington të zhvillohen negociatat me Serbinë, po dua ta përsëris të njëjtën thirrje për krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama:

    Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës!

    Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme.

    E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit!

    Pse na duhet kjo tryezë?

    Presidenti Aleksandër Vuçiç i forcuar prej rezultatit zgjedhor, me marrëdhënie shumë të fortë me Kinën, Turqinë, Bashkimin Europian, po kërkon te vizitojë Rusinë. Në fakt ai e priti Lavrovin pak ditë më parë, por dëshiron të bëjë një demonstrim force, apo përkatësie dhe pazari gjeopolitik para takimit të Uashingtonit.

    Ne kosovarët? Sot para një ngjarje si kjo, gjendemi të përçarë dhe me inate mes veti në Kosovë;

    pa kurrfarë përgatitje profesionale politike;

    me qeveri të sulmuar;

    me konflikt ndërinstitucional;

    pa diskutime të brendshme për dialogun;

    pa propozime ekonomike dhe politike zyrtare;

    me platforma dialogu që ndërrohen; deri para pak javësh, besa dhe me marrëdhënie të ftohta me Shqipërinë.

    Dhe pasi kritikuam europianët që zhagitën dialogun e Brukselit, tani po kritikojmë Presidentin Trump, që don ta zgjidhë shpejt çështjen e Kosovës.

    Ku Shqipëria që s’është akter global- thoshte një paraardhësi im, ku Rusia?

    Ne nuk mund t’ i kërkojmë SHBA-ve, që të na konsultojë publikisht. Ato luajnë sot rolin e negociatorit dhe ndërmjetësi nuk mund të tregojë anësi në favor të njerës palë. Ndryshe humb besueshmërinë.

    As Francës që gjithashtu nëpërmjet Presidentit Makron do të organizojë një Samit në korrik.

    Po ne mund të tregojmë unitetin tonë duke përcaktuar në këtë tryezë një gjuhë të përbashkët së jashtmi.

    Një ndarje rolesh.

    Një unitet politik të brendshme.

    Një rol konstruktiv në rajon.

    Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ne do të heshtim narrativat përçarëse të ndokujt që don të fitojë kapital politik në kurriz të shoqishoqit duke bërë nacionalistin.

    Ne dhe mund të ndajmë rolet, por vetëm sipas një skenari.

    Ne mund dhe të formulojmë ndonjë propozim ekonomik, apo projekt infrastrukturor që fuqizon gjithë hapësirën shqiptare. A e dini se ka Inisiativë kineze, japoneze për Ballkanin dhe seicila prej tyre ka kuptim, nëse hapësira shqiptare konsiderohet si hapësirë unike, pra ku shfrytëzohen dhe portet e Shqipërisë, dhe industria jonë minerare? Kinezët duan ta mënjanojnë territorin tonë, por kjo nuk ndodh me amerikanët. Kjo është vetëm një ide, për të treguar se dhe ekonomikisht ne mund të funksionojmë si komb, mes veti, por dhe përballë të tjerëve. Deti Adriatik është dhe i kombit shqiptar dhe ai ka vlerë gjeopolitike.

    E di që sipas qasjes egocentrike të disa-ve, kur flasim me serbët,këta të Shqipërisë nuk kanë ç’të na mësojnë, se nuk i njohin serbët, se ne i njohim më mirë, etj, etj, dhe të tjera dokrra si këto.

    Ky është nga budallallëqet më të mëdha që kam dëgjuar.

    Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do duhet të kenë rol lehtësues dhe moderues. Jo paternalist. Asnjë lider shqiptar s’mund ta thërriste këtë tryezë.

    Mirënjohje ndaj SHBA-ve

    Dhe krejt për në fund, ne nga kjo tryezë duhet t’ i shprehim mirënjohjen SHBA-ve. T’i kërkojmë falje asaj që e kemi lodhur me narrativat tona paranoiake që vazhdojmë t’i thurrim ende në studiot tona mediatike. Shiko se ç’thonë disa paranojakë: SHBA-të që për ta përmbyllur shtetësinë tonë, e nxorën nga gjumi letargjik dialogun me Serbinë me letrat e Presidentit Trump në dhjetor 2018, po dashkan ta favorizojnë fqinjin tonë verior. SHBA-të sipas këtyre paranoiakëve po duan të favorizojnë dhe Rusinë, dhe po pranojnë se kanë bërë kot luftën çlirimtare në favorin tonë në 1999! A ka budallallëk dhe mosmirënjohje më të egër se kjo? A e kuptoni se po helmoni rininë me kësi konstruksionesh?

    Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përqojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.