Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se është ofendim i madh për popullin dhe shtetin e Kosovës, t’i thuhet qytetarëve se ‘zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, nuk po i mbajmë për shkak të rrezikut nga pandemia’, e në anën tjetër të lejosh Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë.
Sipas Bajqinovcit, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Isa Mustafa dhe Agim Veliu përveçse i privojnë qytetarët e Kosovës nga e drejta për të zgjedhur institucionet e pushtetit lokal, po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar çdo kërkese të Serbisë.
Shkrimi i plotë:
Është ofendim i madh për popullin dhe shtetin e Kosovës, t’i thuhet qytetarëve se ‘zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, nuk po i mbajmë për shkak të rrezikut nga pandemia’, e në anën tjetër të lejosh Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë.Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Isa Mustafa dhe Agim Veliu përveçse i privojnë qytetarët e Kosovës nga e drejta për të zgjedhur institucionet e pushtetit lokal, po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar çdo kërkese të Serbisë.
Presidenti i shtetit veç për ta shpëtuar bashkëpuntorin e tij nga humbja në Podujevë, i privon qytetarët e vet nga e drejta për të votuar, në anën tjetër Kosova i lanëson pamjet e zëvendëskryeministrit të vet, duke votuar në territorin e saj, por në zgjedhjet e një shteti tjetër.

Të tjera
-
22:55 | 30 Janar 2023
-
22:38 | 30 Janar 2023
-
22:30 | 30 Janar 2023
-
22:20 | 30 Janar 2023
-
22:03 | 30 Janar 2023
-
21:43 | 30 Janar 2023
-
21:18 | 30 Janar 2023
-
21:04 | 30 Janar 2023
-
20:51 | 30 Janar 2023
-
20:41 | 30 Janar 2023
-
20:09 | 30 Janar 2023
-
19:52 | 30 Janar 2023