×
  • Lajme
  • Lajme

    Askush nuk e di pse Kosovës s’po i njihen testet për koronavirus në vende të tjera

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ambasada e Kosovës në Gjermani, sot doli me njoftim se çdo qytetarë i cili udhëton nga Kosova për në Gjermani obligohet t’i nënshtrohet vetizolimit ose karantinimit 14 ditor edhe nëse ka test negativ nga organet shëndetësore në Kosovë. Pasi, siç thuhet në njoftimin e ambasadës “në Kosovë aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë teste për Covid-19, të cilat njihen në Gjermani”.

    E lidhur me këtë, institucionet në Kosovë nuk duket të kenë shumë informacione.

    Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj për lajmi.net ka thënë se ende nuk kanë informacione, por nga kontaktet e tyre me MSH-në dhe IKSHPK-në pritet t’i marrin ato, shkruan lajmi.net.

    “Ende nuk kemi informacione lidhur me arsyet se pse Gjermania nuk po i njeh testet e Kosovës për koronavirus. Si Komision për Shëndetësi kemi kërkuar sqarime vazhdimisht edhe nga Ministria e Shëndetësisë edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe shumë më herët për testet dhe sigurinë e tyre, tani jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve dhe për 2-3 ditë do t’i dimë saktësisht arsyet pse po ndodh kjo.”, tha Reshitaj.

    Më tutje, ajo për lajmi.net tha se nga MSH dhe IKSHPK i kanë thënë komisionit parlamentar se laboratorët janë të njëjtë me vendet e tjera,

    “Nga bisedat tona me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ose edhe Shërbimin Spitalor gjithmonë kanë thënë se laboratoret të cilat janë në Kosovë janë të njëjta me të vendeve të tjera, por tani jemi duke mbledhur informacione edhe për këtë, pasi gjithçka që dimë janë të dorës së dytë dhe ne do të kërkojmë llogari. Si Komision jemi duke i shqyrtuar dhe kemi marrë me shqetësim lajmet e tilla, së shpejti do të dalim me informata të reja lidhur me këtë”, tha Reshitaj për lajmi.net.

    E në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për lajmi.net ata kanë se duhet drejtuar Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.

    “Ju lusim që për hir të saktësisë së interpretimit të një informate të tillë, të pyesni Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë”, thuhet në përgjigjën e MSH-së dërguar për lajmi.net.

    Gjermania nuk ia njeh testet për Covid-19/ Çfarë laboratorë ka Kosova, ministria e Shëndetësisë nuk e di

    As drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani nuk ka qenë i qartë lidhur me arsyet pse Gjermania nuk po i njeh testet që bëhen në Kosovë.

    “Ne nuk jemi anëtarë të OBSH por ne i kemi lincencuar disa laboratorë. Ju e dini se në laboratorin e Mikrobiologjisë se diagnostika e Covid-19 bëhet me real time PCR, që është metoda më e avancuar dhe bëhet me të njëjtat standarde”, tha Ramadani për Klan.

    “Lincencimi, akreditimi apo edhe aprovimi.janë dy procedura të cilat bëhen dhe janë formalitet se a kryhen të gjitha në Institutin Kombëtar. Organizata Botërore e Shëndetëisë e ka vizituar Institutin Kombëtar dhe i ka parë të gjitha kapacitetet, e kanë vizituar edhe Klinikën Infektive dhe i kanë parë kapacitetet”, tha më tutje ai.

    Askush ende nuk e ka të qartë arsyen pse testet për koronavirus në Kosovë nuk po pranohen në Gjermani, por veç Gjermanisë shumica e vendeve kanë vendosur karantinë të obligueshme për qytetarët që shkojnë nga Kosova. /Lajmi.net/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.