Ministrave britanikë iu kërkua të heqin dorë prej masave të izolimit dy javor, dhe në vend të kësaj, të adoptojnë “modelin islandez” pesëditor të karantinës.
Vendi është duke prezantuar këtë javë një nismë të re; karantinën që nuk shkon më shumë se pesë ditë, pas analizës së tamponit për 50 paundë në aeroport dhe një testi të dytë të mëvonshëm falas, transmeton Shqip. Nëse testi i dytë rezulton negativ, vizitorët dhe biznesmenët mund të lëvizin pas kësaj normalisht. Pati shpresa të reja për britanikët që duan të vizitojnë Francën kur të hënën u fol se karantinimi në mbërritje do të ishte vetëm vullnetar, ndonëse zyrtarët francezë ende po diskutojnë mbi këtë çështje.
“ Lipset një mënyrë e re e të menduarit për të shmangur “vrasjen” e industrisë së udhëtimit”, tha Paul Charles, drejtor i përgjithshëm konsulence pranë agjensisë PC. Komentet e tij erdhën pas rrëzimit dramatik të Francës javën e kaluar nga “lista e vendeve të sigurta”. Sipas Charles, politika britanike e karantinës po lë gjurmë të thella në ekonomi. Ai lavdëroi modelin islandez të izolimit 5 ditor, i cili siç tha, është efikas dhe më i pranueshëm.
Një ditë më parë, Downing Street nuk e mohoi se turistët që kthehen nga Greqia e Kroacia mund të përballen me masa të rrepta karantine, pas rritjes së numrit të infektimeve javën e kaluar.