×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përfundon e qetë protesta e opozitës në Shqipëri – u bllokuan akset kryesore rrugore

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës u shtri sot në akset qendrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë qarkullimin e mjeteve.

    Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale, raporton Zëri i Amerikës.

    Rrugët e hyrjes në kryeqytet, Tiranë, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtues të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithçka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.

    Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.

    Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithçka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, njoftoi këtë të enjte se në atë territor palestinez kanë...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka emëruar Jared Isaacmanin, miliarderin dhe aleatin e Elon Muskut për të drejtuar NASA-n. Isaacman,...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Policia e New Yorkut po kërkon të enjten personin që qëlloi për vdekje Brian Thompson, drejtues i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealth”....
    Të tjera
    Opinione05 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha:  Sa u përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, është e qartë se ky institucion, që duhej të adresonte...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka replikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun rreth Projektligjit për Byronë Shtetërore. Ai e quan këtë dokument...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Nxënësit e klasës së katërt në Kosovë kanë dalë në mesin e atyre që janë ranguar më së ulëti në botë për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot Kuvendi i Kosovës në lexim të parë ka miratuar Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pro këtij projektligji kanë votuar...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugut. “Policia  e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.