Në fletëvotimet e zgjedhjeve për shefin e shtetit me të fortë në botë, mund të mos jenë shkruar vetëm emrat e demokrates Kamala Harris e republikanit Donald Trump.
Në kryeletrat elektorale të shumë shteteve amerikanë mund të futen edhe emrat e pretendentëve tjerë për presidentë, që vijnë nga parti të vogla, por edhe kandidatë të pavarur.
Njëri nga ta është ky akademik i njohur si Dr Corel Uest i cili ka fituar njëfarë nami, ani se jo edhe aq të madh, me angazhimin e tij për Palestinën dhe kritikat ndaj administratës Biden-Harris për politikat ndaj Gazës
Lufta në Lindjen e Mesme është çështje me rëndësi edhe për Claudia de La Cruz, një social demokrate dhe pastore e Kishës së Bashkuar të Krishtit, e cila gjithashtu është në garën presidenciale kryezotimin për t’i mbrojtur të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara.
Betejës presidenciale, për të tretën herë iu fut edhe kandidatja nga Partia e gjelbër, Jill Stien e cila me 2016 arriti t’i marrë 1.4 milion vota.
Mjekja 74-vjeçare po promovon një ligj ekonomik të të drejtave, që synon garantimin e punësimit, kujdesin shëndetësor, strehimin, ushqimin dhe arsimin për të gjithë amerikanët, pa dallim.
Stein mbahet mend për rolin interesant që pati në zgjedhjet e vitit 2016, ku mendohet se ndihmoi indirekt Donald Trump të fitojë, duke marrë vota në disa shtete kyçe, që afektuan për të keq Hillary Clintonin, duka ia pamundësuar fitoren për presidente.
Këtij rrugëtimi i hyri edhe ky kandidat nga Gjeorgjia, Chase Oliver një liberal i deklaruar si homoseksual.
39 vjeçari dikur demokrat, u bë politikisht aktiv si kundërshtar i luftës në Irak, derisa kritikon ashpër edhe veprimet e Izraelit në Gaza.
Oliver, sikur edhe rivalët e tij të imët në këto zgjedhje, nuk pritet të fitojë më 5 nëntor. /Klankosova.tv