×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri: Katër të vdekur dhe 83 raste të reja me koronavirus për 24 orë

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Situata e Covid-19 në Shqipëri po vijon të jetë serioze vetëm gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën teksa rezultojnë edhe 83 raste të reja me koronavirus.

    Dy prej viktimave ishin 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar, në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

    Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në Shqipëri aktualisht janë edhe 1415 raste aktive me Covid-19.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik./tvklan/

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.