×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli, Kurtit: Nuk bëri asgjë nga ato që kishte premtuar – asgjë për ballafaqimin me Serbinë, asgjë në luftën kundër korrupsionit

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur ‘’mashtrim’’ qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin, madje për këtë arsye deklaron se subjekti që ai drejton nuk i dha asnjë votë.

    ”Si t’i jepet vota diçkaje që është mashtrim?”, u shpreh Veseli në Rubikon me Adriatik Kelmendin, njofton Klan Kosova.

    Ai të tillë e quajti edhe Qeverinë Kurti ku në koalicion ishin LDK e VV.

    ”Unë nuk e quaj mashtrim, po e quajnë qytetarët me vet faktin se nuk ofroi asgjë”.

    ”Premtoi aq shumë, konstatoi të gjitha problemet që kish shoqëria dhe shteti jonë, por nuk bëri asgjë”.

    Veseli madje thotë se Kurti e bëri të kundërten e të gjitha premtimeve që kishte bërë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të kaluara, njofton Klan Kosova.

    ”Qoftë Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht ish-kryeministri Albin Kurti nuk bëri asgjë që të përmirësojë edhe në ato që kishte premtuar”.

    ”Të gjitha gjërat që kishte premtuar, qoftë ato të luftës kundër korrupsionit, mirëqenies ekonomike, ballafaqimit me Serbinë, raportit ndërkombëtar – të gjitha i bëri të kundërta”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.