×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Nuk mbahet mend fyerje më të rëndë se sa këshilltari i Kurtit i ka bërë protestave qytetare që nuk hyjnë në kornizat e tij politike

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk mbahen mend fyerje më të rëndë se sa këshilltari i kryeministrit Kurti, Elviz Hoxha u ka bërë protestave të qytetarëve të Kosovës që nuk hyjnë në kornizat e tija politike.Ai ka shkruar se kur kur protestohej nga ballkonet kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, atëherë protestuesit kualifikoheshin si “popull heroik i cili nuk pranon t’i nënshtrohet një njeriu”.

    Ndërsa, gjërat ndryshojnë kur të njëjtit qytetarë, nga të njëjtat ballkone protestuan me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të kryeministrit të kësaj qeverie, të njëjtit qytetarë, sipas tij, nuk janë asgjë më shumë sesa “një turmë frikacakësh”, që i nënshtrohet bandës së “80 të fortëve”.

    Postimi i plotë i Sherifit;Përderisa Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i “liruar nga detyra” i kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti bëri skandalin më të rëndë që ka ndodhur në skenë politike të Kosovës duke e akuzuar UÇK-në nga pozita e këshilltarit të kryeministrit më keq se akuzat e sajuara nga pushteti i atyre që kryen gjenocidin në Kosovë, këshilltari tjetër i z. Kurti, Elvis Hoxha nëpërmjet një shkrimi në FB, qenka përpjekur t’i bëjë një “rëntgen” motiveve dhe arsyeve që i kanë shtyrë qytetarët e Kosovës t’i bashkëngjiten protestës “Me marshin e UÇK-së”, e thirrur si një përgjigje qytetare kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.I pakënaqur me protestat që nuk hynë në botëkuptimin e tij politik, këshilltari i z. Kurti, Elvis Hoxha e ndau popullin e Kosovës në dy kategori: “në të fortë” dhe “në frikacakë”.

    Sipas tipologjisë së Elvis Hoxhës, në kategorinë e “të fortëve” hyn “banda e madhe e 80 deputetëve, që bëjnë keq, që bëjnë marrëveshje të dhimbshme, që bëjnë mocion dhe që mund ta heqin qeverinë në kohë krize. Dhe kjo bandë mund të bëjë keq, prandaj nuk guxojnë të bëjnë trimin kundër tyre”, ndërsa kategoria e dytë e njerëzve, janë ata që ky këshilltar politik i klasifikon në kategorinë e “frikacakëve”.Në çdo rresht të shkruar nga ky person, që këshillon politikisht kryeministrin në detyrë, shihet vreri që vjell kundër atyre që kanë marrë guximin të protestojnë për një çështje të cilën botëkuptimi i tij politik nuk e konsideron as të drejtë dhe as të denjë për të protestuar! Prandaj i fyen në mënyrën më vulgare të mundshme duke i cilësuar si “frikacakë”, që në mungesë të trimërisë për të protestuar kundër “Aferës Pronto”, rastin e Shkëlzen Gashit e shfrytëzojnë për të treguar trimëri! Dhe, sipas Elvis këshilltarit politik, këtë e bëjnë vetëm për atë se “e dinë që Shkëzen Gashi nuk ka fuqi as të na bëjë mirë e as keq”.Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk mbahen mend fyerje më të rëndë se këto që këshilltari politik i z. Kurti u bëri protestave të qytetarëve të Kosovës që nuk hyjnë në kornizat e tija politike. Të rikujtojmë se kur protestohej nga ballkonet kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, atëherë protestuesit kualifikoheshin si “popull heroik i cili nuk pranon t’i nënshtrohet një njeriu”. Ndërsa, gjërat ndryshojnë kur të njëjtit qytetarë, nga të njëjtat ballkone protestuan me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të kryeministrit të kësaj qeverie, të njëjtit qytetarë nuk janë asgjë më shumë sesa “një turmë frikacakësh”, që i nënshtrohet bandës së “80 të fortëve”.Ky është rezultati i rentgenit që këshilltari politik i z. Kurti i bëri popullit që iu bashkëngjit protestës me “Marshin e UÇK-së”!Logjika përmes së cilës Hoxha ndërton tezën e tij kur akuzon të gjithë protestuesit si një turmë që duke e sulmuar “një person i cili as mund të bëjë mirë as keq” duan të bëjnë “TRIMIN”, dëshmon se të gjitha ato që i thotë për protestuesit, vlejnë për vet atë, më shumë se për këdo tjetër. “Elvis Hoxha na tregoi se çka mendon për popullin e Kosovës, mirëpo nuk na tregoi se a hynë në këtë kategori të “TRIMAVE” që i “vërsulen një personi” edhe numri 2 i Vetëvendosjes, z- Glauk Konjufca dhe dhjetëra deputet dhe funksionar tjerë të VV-së, të cilët me po të njëjtin zell, sikur edhe të tjerët, u vërsulën mbi këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashi duke kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti shkarkimin e tijNë këtë rast, sipas logjikës së këshilltarit Hoxha, ose edhe Glauk Konjufca dhe dhjetëra deputet dhe funksionar tjerë të VV-së janë pjesë e “turmës frikacake” që duke u vërsulur mbi “një person që nuk mund të bëjë as keq as mirë” duan të bëjnë TRIMIN, ose ai që shet këshilla politike Elvis Hoxha, duke u kujdesur të mos sulmojë Glaukun Konjufcën me kompani pse ata bënë TRIMIN, e rreshton veten në anën e frikacakëve që sulmon vetëm ata që nuk mund t’i bëjnë keq, por jo edhe ata prej të cilëve ka frikë se mund t’i bëjnë keq, siç janë Glauk Konjufca & co!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.