
Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se dje janë kthyer 76 qytetarë nga Zvicra, sot edhe 120 të tjerë nga Turqia.
Abdixhiku po ashtu bëri të ditur se nesër do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia dhe Polonia.
“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia”, tha Abdixhiku.
Ai po ashtu tha se shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit.
“Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, tha Abdixhiku në një postim në Facebook.