×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/ministri i Financave tregon se kur do të dalin paratë e pakos emergjente

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasnqi, ka thënë se pagesat e mos realizuara nga pakoja emergjente për shumë qytetarë, pritet të përfundojnë në momentin që përfundon edhe procesi i rishikimit të buxhetit.

    Krasniqi për GazetaBlic, ka thënë se në momentin që përfundon procesi i rishikimit të buxhetit, paratë e destinuara për qyetetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente, do të dalin edhe për muajt e tjerë të cilat nuk janë ekzekutuar.

    “Pjesa e tjetër për shkak që ka qenë e mundshme me u bë transferi ka ndodhë më herët dhe një pjesë e vopgël ka pasë mbet, në momentin që kalon procesi i rishikimit të buxhetit komplet masa do të ekzekutohen edhe për mujin e parë që na ka mbet edhe për dy muajt tjerë”, tha Krasniqi.

    Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 170 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.

    Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria Kurti për nevoja emergjente të qytetarëve dhe bizneseve.

    Ekzekutimi i parave për muajt tjerë pritet të bëhet shumë shpejt, pasi të ketë rishikim të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

    Një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj të enjte, ku do të kërkohet nga ana e deputetëve që të votojnë pro rishikimit të buxhetit, në mënyrë që të mund të ekzekutohen paratë.

    Se menjëherë pas rishikimit të buxhetit do të ekzekutohen paratë e pakos emergjente, e kanë thënë edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se fokusi tani duhet të jetë në progresin në...
    Lajme04 Maj 2024
    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.