×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shahini kërkon nga qeveritarët që ta shmangin nga diskursi termi luftë: Frikëson investitorët

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin ekonomik.

    Ai ka bërë me dije se përmendja e këtij termi frikëson investitorët e jashtëm.

    Shahini ka kërkuar nga zyrtarët shtetërorë që të largohen nga përdorimi i këtij termi nga deklaratat e tyre.

    Termi luftë është një frikësim i qytetarëve, i investitorëve dhe është term i vrazhdë për gjithë ata që e përdorin. Ky term do të duhet të hiqet nga përdorimi i krejt zyrtarëve të Kosovës dhe të zëvendësohet me termin e zhvillimit ekonomik të Kosovës së sigurt për investime, të Kosovës me prosperitet dhe në këtë formë ne do të ngritim besimin tek investitorët e huaj, por njëkohësisht edhe siguri në vendin tonë”, ka thënë Shahini për EO.

    Ai ka bërë me dije se Kosova është prej vendeve më të sigurta në rajon.

    Sipas tij, ky është një fakt që duhet të promovohet dhe jo e kundërta.

    Kosova është vendi më i mbrojtur nga gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga NATO-ja, nga Këshilli i Sigurimit dhe rezoluta 1244 prandaj njerëzit që përdorin termin luftë, konflikt ata janë njerëz të dobët. Kjo i shkon në favor Serbisë e cila gjithmonë edhe në Këshill të Sigurimit thotë se në Kosovë nuk ka siguri për serbët, e asnjë qytetar. Këto terma njëkohësisht i godasin investitorët e huaj që në Kosovë të mos shkojnë se atje mund të ketë luftë dhe askush nuk shkon që të investoj në një vend ku mund të ketë, në thonjëza luftë”, është shprehur ai.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.