×
  • Lajme
  • Lajme

    Menduh Thaçi: Me Albin Kurtin s’kemi hatërmbetje, Serbisë do t’ia këpusim dorën e zgjatur në Maqedoni

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti.

    Thaçi tha se e dinte se Kurti nuk do të arrinte sukses në krah koalicionit “VLEN” por se për Kosovën mund të ketë pasoja të mëdha.

    “Në fakt përplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes së interesit të Kosovës. Unë e dijsha se këtu nuk arrin sukses, po isha i vetëdijshëm se në Kosovë mund të ketë pasoja të mëdhaja. Edhe s’dua ta vazhdoj polemikën me të, po të jeni të sigurt, jo që s’flet tash kryeministri po e din se..ai e di mirë se si duhet të zhvillohet situata. Do pajtohem shpejt unë me Albinin se s’kam hatërmbetje. Edhe mem thirr qetash unë shkoj. Nuk ka pas ndonjë inat personal”, ka thënë Thaçi.

    Tutje, ai tha se Serbia me çdo kusht mundohet që në qeverisje të Maqedonisë të shtrijë “dorën e zgjatur”, por se Fronti Evropian do e bllokojë dhe do ia këpusë “dorën”.

    “Situata është serioze. Serbia me të gjitha mekanizmat që ka mundohet…Serbia e ka humbur Kosovën, nuk diskutohet. Është vetëm për përdorim të brendshëm. Por, Serbia, mbane mend: nuk heq dorë prej Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ky është problemi më i madh. Serbia me çdo kusht mundohet që në qeverisje të Maqedonisë të shtin’ dorën e zgjatur të veten. Këtu se kam fjalën për shqiptarët se më hipin në qafë masanej’ këta të “VLEN” it, ka thënë se ne të Serbisë. Fronti e bllokon, apo ia këput dorën Serbisë në këtë drejtim”, ka deklaruar Thaçi.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.