×
  • Sport
  • Sport

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Muaji gusht sjellë startin e shumë prej ligave sportive më të spikatura në botë, të cilat ndiçen me masë të madhe edhe në vendin tonë teksa platforma numër një në vend, Artmotion për abonuesit e saj ofron të gjitha ndeshjet më të mira dhe spektakolare.

    Me mbi 40 kanale duke përfshirë ato të Sport, KSport, SuperSport, ArenaSport dhe NBA TV, Eurosport, Liverpool TV etj… ju mund të ndiçni të gjitha garat sportive që mund t’i mendoni dhe të informoheni mbi më të rejat e fundit nga futbolli, basketbolli, tenisi dhe sportet e tjera.

    Që nga fillimi i muajit gusht e deri më tani kur kanë kaluar diçka më shumë se një javë kemi mundur të përjetojmë së bashku fillimin e kampionateve si Premier Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 teksa duke filluar nga kjo fundjavë emocionet do të jenë edhe më të forta me ndeshjet e xhirove të para nga BKT Superliga, Serie A dhe La Liga ku do të mund të shihni skuadrat tuaja të preferuara në aksion ndaj njëra-tjetrës.

    I gjithë ky spektakël do të pasurohet edhe më shumë gjatë fundit të muajit kur do të ndjekim së bashku shortin e UEFA Champions League e më pas do të përjetojmë edhe emocionet e forta nga faza e grupeve.

    Për meraklinjtë e basketbollit poashtu kënaqësitë nuk do të mungojnë, pasi gjatë vjeshtës do të fillojnë kompeticionet shumë të dashura si Euroliga, NBA, Artmotion Superliga dhe Superliga e Femrave teksa këtë vit do të mund të shoqërohemi edhe me kampionatin evropian të Eurobasketit ku do luajnë yjet më të mëdhenjë përballë njëri-tjetrit.

    Formula 1 do vazhdoj nga fundi i këtij muaji me garat e mbetura të sezonit, aty ku Max Verstappen ka krijuar distancë të madhe ndaj ndjekësve mirëpo gjithçka mund të ndryshoj me rikthimin e Ferarrit dhe Mercedes në formë të mirë kurse shpejtësia dhe zhurma e motorëve të Moto GP, Moto 2 dhe Moto 3 do të vazhdojë të dëgjohet në kanalet Sport.

    Ngjarjet ekskluzive dhe eventet më spektakolare të botës sportive tashmë i gjeni në një vend, andaj mos humbisni kohë dhe vizitoni dyqanet e Artmotion kudo nëpër Kosovë për tu abonuar në paketën më të kompletuar sportive dhe argëtuese në vend.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Përzgjedhësi i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka nënshkruar një kontratë të re dhe do të mbetet në këtë post të paktën...
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.