×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Qeveria po i fsheh disa prej kushteve për anëtarësim në Këshillin e Evropës

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më 16 maj duhet të sjellë anëtarësimin në këtë organizatë, por se ka kushte që i di vetëm qeveria, për të cilat prandaj kërkon një ofensivë diplomatike, sepse duhet punuar për të siguruar votat e nevojshme.

    “46 shtete anëtare do të marrin pjesë në votim, nga të cilat 34 dihet se votojnë dhe 12 jo. Nga këto 34, ndoshta edhe Greqia do të votojë “po” ose do ta bëjë ndonjë shtet tjetër, pra ky numër do të ishte 35. Tani për tani dihet se Hungaria, Franca dhe Italia janë skeptike. Pra, votat janë aty, por duhet të punojmë që të realizohet”, tha Tahiri.

    “Janë disa kushte që ne nuk i dimë sepse nuk kemi komunikim, por qeveria i ka. Qeveria duhet të bëjë gjithçka për të mos humbur këtë mundësi për Kosovën. Ky nuk është një moment që ka ndodhur, por një proces, një punë e madhe që është bërë në Asamblenë Parlamentare”, tha ai për A2 CNN.

    Ai shtoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se në aspektin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë është përpara disa prej vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, por qeveria duhet të angazhohet me secilin vend për të konfirmuar votën “pro”.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.