Lajme

Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me presidentin Meta, kërkohet intensifikim i bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me presidentin Meta, kërkohet intensifikim i bashkëpunimit
15:21 | 24 Shtator 2020

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri po qëndron për një vizitë në Shqipëri, duke zhvilluar kështu një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Siç ka sqaruar Tahiri temë diskutimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe avancimi i interesave të të dyja shteteve.

“Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157351782131611

Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete

Të tjera