×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj e takon Lul Rakën me ekip, ia kërkon mendimin për fillimin e vitit të ri shkollor

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, ku thotë se analizuan gjendjen e krijuar nga pandemia.

    Ai thotë se në këtë takim u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

    Zemaj thotë se vendimet do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve, pasi jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor
    Postimi i tij:

    Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

    Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do te jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve.

    Në takim folëm hollësisht për sfidat me të cilat po përballemi, shtrirjen komunitare të covid19, numrin e të infektuarve, mbingarkesat spitalore dhe të personelit shëndetësor, infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporatave e agjensionëve të ndryshme, presionet nga sektori i ekonomisë, etj.

    Bordi ofroi disa rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2025
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është takuar sot me Nënkryetarin e Prishtinës, Shkëmb Manajn, dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovcin, lidhur...
    Lajme21 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se morën vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave...
    Lajme21 Maj 2025
    Të hënën një foshnje e porsalindur u gjet brenda një qeseje pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan. Më pas, mjekët konstatuan se...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Jeta e një fëmije pesëvjeçar është shpëtuar në Klinikën e Otorinolaringolosisë të QKUK-së, pasi kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli e...
    Lajme21 Maj 2025
    Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup...
    Lajme21 Maj 2025
    Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetë nga Qendra për Studime Universitare e FSK-së, morën pjesë në stërvitjen...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Në Vatikan, Papa Leo XIV sapo ka mbajtur një fjalim në të cilin bëri thirrje që të lejohet “ndihma e mjaftueshme humanitare”...
    Lajme21 Maj 2025
    Policia të martën në Prizren ka arritur të gjejë vendndodhjen e 55-vjeçarit, G.Sh., i cili është i dënuar me tre vjet burgim...
    Lajme21 Maj 2025
    Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.