×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vuçiç i humb shpresat për një marrëveshje të shpejtë: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë së shpejti në marrëveshje politike me Kosovën. Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të ndërmarrin hapa drejt bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë punën në projekte të përbashkëta të infrastrukturës.

    Kjo është bërë edhe me marrëveshjen që të dy palët kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

    Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Vuçiç i përshkroi marrëveshjet e Uashingtonit, si një hap i madh në drejtim të duhur, por tha se ka një rrugë të gjatë deri te normalizimi politik.

    “Mendoj se marrëveshjet e tilla janë shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe për t’i zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemet tona, për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë. Nuk po them se jemi afër një zgjidhjeje politike”, tha Vuçiç.

    Megjithatë presidenti i Serbisë e përshkroi bashkëpunimin ekonomik si “çelës” të çdo marrëveshjeje politike në të ardhmen.

    Dy palët nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

    Të martën në Beograd qëndroi një delegacion amerikan, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili diskutoi për mundësinë e financimit të projekteve. I njëjti delegacion e vizitoi Kosovën të hënën.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se nesër do të mbahet një takim me emisarin e...
    Lajme17 Mars 2025
    Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi i njëjti dyshohet se e ka vrarë...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për...
    Lajme17 Mars 2025
    Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.