×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Sot është Dita Botërore për Refugjatë, ditë që populli ynë duhet ta kujtojë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se sot është Dita Botërore për Refugjatë, ditë që populli kosovar duhet ta kujtojë edhe për shkak të historisë dhe përvojës sonë ende të freskët.

    Sipas tij, numri i refugjatëve është edhe më i theksuar kur merret parasysh se numri i personave të zhvendosur është rreth 79.5 milionë, një rekord ky i paparë asnjëherë deri më tani.

    “Institucionet e Republikës së Kosovës dhe në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar dhe vazhdon të punojë çdo ditë së bashku me institucionet vendore, UNNHCR-në, organizatat partnere të saj dhe me organizata tjera ndërkombëtare në mënyrë që të gjithë së bashku t’ua mundësojmë azil-kërkuesve dhe refugjatëve një trajtim të dinjitetshëm dhe të drejtë”.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të tij:

    Në këtë drejtim, ne kemi hartuar legjislacionin që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe regjionale që garanton liritë dhe të drejtat e refugjatëve dhe azil-kërkuesve. Poashtu janë krijuar strukturat dhe mekanizmat e duhur që mundësojnë zbatimin e duhur të legjislacionit duke mundësuar kështu që azil-kërkuesit dhe refugjatët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

    Edhe në këtë kohë të pandemisë me COVID-19, trajtimi jonë për azil-kërkuesit dhe migrantët në Republikën e Kosovës ishte në nivel të lartë. Jemi përkujdesur që të gjithë të jenë të mbrojtur nga rreziku i infektimit përmes sigurimit të pajisjeve të nevojshme, ofrimit të informatave të nevojshme rreth mbrojtjes nga pandemia, si dhe duke ofruar shërbime edukative gjatë muajve të izolimit. Mendojmë se fakti që nuk ka asnjë të infektuar me virusin COVID-19, është dëshmi e punës sonë të palodhshme dhe përkujdesjes sonë institucionale ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se nesër do të mbahet një takim me emisarin e...
    Lajme17 Mars 2025
    Një shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, 60 vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi i njëjti dyshohet se e ka vrarë...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Doktori Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, e duke folur për...
    Lajme17 Mars 2025
    Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.