×
  • Lajme
  • Lajme

    Ulen të hyrat buxhetore për 133 milionë euro, shkak pandemia

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Instituti GAP thotë se për shkak të pandemisë, të hyrat buxhetore kanë pësuar ulje për 133 milionë euro, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

    “Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta. Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor”, thuhet në komunikatë.Por, me gjithë rritjen e deficitit, GAP-i thotë se Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon.

    “Edhe pse është planifikuar rritja e shpenzimeve, kategoria e investimeve kapitale si një kategori e cila ndihmon në rritje më të shpejt ekonomike, pritet të ketë një rënie të theksuar krahasuar me planifikimin. Ndërsa, kryesisht për shkak të nevojës për ndihmë ndaj sektorit privat, ka një rritje të theksuar të subvencioneve. Megjithëse e nevojshme, rritja e subvencioneve si një nga kategoritë më pak të rregulluara ligjërisht, mund të krijojë hapësirë për abuzim të parasë publike”, thuhet në komunikatë, dalë nga raporti “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”.Tutje thuhet se për të adresuar situatën ekonomike dhe sociale të krijuar si pasojë e masave për ndaljen dhe kufizimin e punës së shumicës prej bizneseve në sektorin privat, Qeveria e Kosovës miratoi një Pako Emergjente Fiskale me vlerë prej 179.6 milionë euro. Kjo pako përmban kryesisht masa afatshkurta për adresimin e problemeve të shkaktuara nga COVID-19. Në programin qeverisës 2020-2023, Qeveria e Kosovës ka paraparë edhe një pako të dytë për Rimëkëmbje Ekonomike ku brenda dy vitesh (2020-2021) planifikon të mobilizojë rreth 1.2 miliardë euro.Për shkak të kufizimeve ligjore, Pako Emergjente Fiskale dhe ajo e Rimëkëmbjes nuk do të mund të menaxhohen tërësisht pa përfshirjen e Kuvendit të Kosovës, sipas GAP-it.

    “Përveç nevojës për aprovim të Kuvendit për çdo transfer që tejkalon 25% të një ndarje buxhetore të institucionit përkatës, përfshirja e Kuvendit do të nevojitet edhe për miratim të marrëveshjeve të reja kreditore me 2/3 e votave të deputetëve. Në rast të mosaprovimit të marrëveshjeve kreditore, shpenzimet publike do të bien dhe kjo do të ndikojë në rënie të mëtutjeshme ekonomike”, thotë GAP.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po mendon që duke i refuzuar e kritikuar ndërkombëtarët, do...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ditën e djeshme është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje. Për vdekjen në...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Artan Berisha, tha se po përballen me dy sfida shumë të mëdha, që sipas tij, po...
    Të tjera
    Vip23 Shtator 2023
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë e pëlqyer për energjinë e saj që dhuron në skenë. Ajo ka kënduar...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Një sulm me raketa ka ndodhur në Kremenchuk të Ukrainës, ku  është vrarë një person dhe dhjetra të tjera janë plagosur. Guvernator...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka dhënë fund spekulimeve se ai do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në Bruksel, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk mund të ketë Asociacion të Komunave...
    Lajme23 Shtator 2023
    Instituti hidrometeorologjik i kosovës ka njoftuar se sot në ditën e parë të vjeshtës parashihet mot me temperatura të larta. Sipas këtij...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.