×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tre të tjerë vdesin nga coronavirusi në Serbi, në një qytet situata është shumë e rëndë

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Në 24 orët e fundit në Serbi, tre persona vdiqën si pasojë e coronavirusit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

    Ndërkohë, siç raportojnë mediat serbe, zyrtarisht, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 277, sipas uebfaqes covid19.rs.

    Veç kësaj, të prekur me coronavirus thuhet se janë regjistruar edhe 276 persona të tjerë, ndërkohë në respiratorë janë 42 persona.

    Siç thuhet më tej, që nga fillimi i epidemisë, 14.564 raste të infeksionit janë konfirmuar në Serbi.

    Mediat serbe shkruajnë se përqindja e të vdekurve është 1,90 për qind ndërsa numri i rasteve aktive është 1,625.

    Situata emergjente është në Kragujevac, Novi Pazar dhe Vranje ndërsa situata është serioze në Tutin.

    Dr. Mithat Eminoviç, drejtuesi i shërbimit higjieno-epidemiologjik të Qendrës Shëndetësore në Tutin, thotë se situata në atë qytet është shumë e rëndë dhe se ngarkesa në klinikën e të prekurve me COVID-19 është e madhe.

    Për shkak të komunikimit të pakënaqshëm midis institucioneve, ai thotë se nuk e di numrin e saktë të të vdekurve dhe të sëmurëve.

    “Por vërehet se ndryshimi midis të dhënave të shpallura zyrtarisht dhe situatës reale është i madh”.

    Ai shton se tre anëtarë të familjes vdiqën brenda një dite – babai, nëna dhe motra e një punonjësi shëndetësor nga Tutin. Dhe, nënvizon ai, deri më 27 prill, ata nuk kishin asnjë të infektuar.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.