×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Transportuesit presin Pakon e Rimëkëmbjes: Pandemia na ka goditur shumë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Shoqata e Transportuesve dhe të Udhëtarëve të Gjakovës ka shfaqur nevojën që me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të ndihmohen edhe ata, pasi janë dëmtuar shumë gjatë pandemisë COVID-19.

    Kryetari i kësaj shoqate, Kadri Rrahmani, gjatë një interviste për KosovaPress, deklaroi se të gjithë kanë pësuar nga pandemia, por kompanitë e transportit të udhëtarëve më së shumti, pasi vazhdojnë të operojnë me 50% të kapaciteteve.

    Sipas tij, kompanitë kanë shpenzime të mëdha në operimin e tyre dhe me aq sa punojnë, nuk arrijnë të mbulojnë këto shpenzime.

    “Pandemia, jo që ka shkaktuar dëme të gjithë ekonomisë së Kosovës, të gjitha lemive, por transportin, jo pse e them unë, por e ka goditur më së shumti. Specifika e punës tonë dallon me punët tjera. Tek ne fillojnë shpenzimet akoma pa u nisë prej garazhit e deri tek stacioni, pastaj tek stacioni del në përfundim. Pandemia ka shkaktuar dëme shumë duke marrë parasysh njëherë kufizimi i shfrytëzimit të kapacitetit, njëherë 50%, e morëm tragjike, por nuk na doli tragjike sa na doli tragjike panika që u fut në popull. Sot nuk po shkon vëllai tek vëllai e leje me u ul në autobus dikush me dikë. Kështu që ka shkaktuar dëme, por është dëm i papërshkueshëm”, ka thënë Rrahmani.

    Rrahmani ka deklaruar se Shoqata e Transportuesve ka parashtruar kërkesat e tyre ndaj qeverisë dhe se iu është premtuar që të përfshihen në pakon e rimëkëmbjes.

    “Ne kemi pasur disa takime me ministrin (e Infrastrukturës, Abrashi) dhe me kryeministrin (Hoti). I kemi shtjelluar problemet tona… besoj që edhe ata ishin të njoftuar. Jemi munduar ta gjejmë ndonjë mënyrë që të na ndihmojnë. Na është premtuar që me Pakon e Rimëkëmbjes, në rast së hynë në fuqi ndonjëherë, po shpresojmë që edhe ne do të gjendemi aty. Nuk ka se si të na ndihmohet neve përveç materialisht, dhe materialisht do të gjenden forma nëse është vullneti dhe besoj që sadopak me i dhënë një injeksion transportit”, ka thënë Rrahmani.

    Deri më tani, në kuadër të masave lehtësuese ndaj pandemisë COVID-19, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka marrë vendim për t’i liruar nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus. Ky vendim përfshin periudhën 3 vjeçare, 2020-2023, që operatorët i liron nga pagesa e rendeve të udhëtimit, duke ua lehtësuar problemet financiare që u janë shkaktuar nga pandemia. Gjithashtu transportuesit janë liruar nga tarifa tjera administrative, si masa lehtësuese.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat. Ai në “Pressing” të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.