Tahiri: Trump kundër shkëmbimit të territoreve, lajm shumë i mirë për paqen në Ballkan
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se është shumë lajm i mirë për paqen në Ballkan fakti që u bë e qartë që Administrata e presidentit Donald Trump është kundër idesë së korrigjimit të kufijve.
Gjithashtu Tahiri ka rikujtuar Samitin e Berlinit të mbajtur në fundprillin e vitit 2019, takim në të cilin thotë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka larguar një ide të tillë nga tavolina.
“Donald Trump është kundër ‘shkëmbimit të territoreve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që u bë e qartë nga emisari i tij dje. Kancelarja Merkel eleminoi “shkëmbimin e territoreve” vitin e kaluar në Samitin e Berlinit. Ky është një lajm shumë i mirë për paqen në Ballkan”, ka shkruar ish-ministrja për dialog.
@realDonaldTrump is against ‘land swap’ in dialogue between #Kosovo and #Serbia made clear his envoy @RichardGrenell yesterday. German Chancellor #Merkel discarded ‘land swap’ last year in the #BerlinSummit. This is a very good news for peace in Balkans?
— Edita Tahiri, PhD (@EditaTahiri) June 20, 2020