×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqiptari nga Kosova vrau renë në Zvicër – mediat zvicerane marrin ‘versionin e ngjarjes’ nga dy shoqet e viktimës

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ditë më parë në mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re nga vjehrri i saj, të dy me prejardhje nga Kosova.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grua, 24-vjeçe, e cila siç pretendohet ishte viktimë e një sulmi nga vjehrri i saj 56 vjeçar – ngjarje kjo e ndodhur në Pratteln të Kantonit Basel-Landschaft.

    Siç ishte raportuar, mbetet e paqartë fakti se pse kosovari 56 vjeçar e kishte vrarë të renë dhe nënën e nipit të tij 4 vjeçar.

    Dhe lidhur me këtë mediat kishin kontaktuar një përfaqësues të familjes së dorasit, i cili kishte thënë se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje” duke supozuar se “ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë”.

    Po sipas mediave zvicerane, sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri.

    Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.

    Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrrat me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore – prej nga ka mundur të vie deri tek përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve.

    Ndërkohë në një shkrim të radhës, mediumi zviceran Blick.ch shkruan se martesa e pafat e Adelinës (24) dhe Enes T. * (27) përfundoi të shtunën me vdekjen e gruas së re.

    Dhe sipas Michael Lutz, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik të Baselland, autori i dyshuar tani është vendosur në paraburgim. Lutz konfirmon se ky është vjehrri i viktimës.

    Në këtë drejtim, përveç rrëfimit të familjarëve të dorasit, mediat zvicerane kanë marrë opinionet e dy shoqeve të viktimës.

    Sipas njërës prej tyre, Albana *, një mike e Adelinën, e cila nga frika e familjes së autorit të krimit, dëshiron të mbetet anonim.

    Ajo mund të thotë vetëm gjëra të mira për Adelina T.

    “Ajo ishte e mirë dhe e denjë për të gjithë, punoi shumë”, thotë Albana. “Por burri i saj ishte shumë, shumë xheloz”.

    Siç ka shtuar ajo, Enes T. nuk do ta pranonte që gruaja e tij të punonte me burra.

    “Unë mendoj se ajo duhej të ndryshonte punë për shkak të kësaj”.

    “Ajo nuk ishte mirë në këtë martesë, por prapë ajo e donte shumë burrin e saj dhe kujdesej për djalin me dashuri”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ajo.

    Edhe shoqja tjetër e Adelinës, Emira *, tërheq gjithashtu një pamje të ndryshme rreth viktimës, përcjell Telegrafi.

    “Adelina ishte një nënë dhe amvise e mirë. Ajo kujdesej për gjithçka në shtëpi, gjithmonë përpiqej të ishte një grua e mirë. Por ajo më tha që vjehrrit e saj nuk ishin kurrë të lumtur me të – pavarësisht se çfarë bëri”.

    “Unë mendoj se edhe ajo u rrah”, thotë Emira. “Pashë buzët e saj të çara, gërvishtjet dhe të mavijosura”.

    Emira dhe Albana janë të zemëruara keq nga familjarët e autorit që raportojnë për fatalitetin.

    Albana thotë: “Ajo sigurisht nuk është fajtori. Ajo ka vdekur dhe nuk mund të thotë asgjë më shumë për këtë”.

    Ajo e konsideron çdo deklaratë nga familja e autorit si pretendim për mbrojtje.

    Dhe për fund, Emira thotë: “Një grua e re humbi jetën dhe një djalë i vogël tani nuk ka nënë”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Korçë. Berisha para qytetarëve foli për Edi Ramën, duke thënë...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt është pyetur nga një gazetar nëse propozimet për marrëveshjet tregtare janë të mjaftueshme...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Gjirokastër është shprehur se gratë janë mbështetja e tyre dhe se Shqipëria po...
    Të tjera
    Lajme22 Prill 2025
    Albert Maxhuni nga NISMA ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë për kreun e NISMAS-s,...
    Lajme22 Prill 2025
    Lidhur me situatën e politike në vend dhe qëndrimet e AAK-së, në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ka folur Ardian Gjini, i cili...
    Lajme22 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Rrezarta Loxha-Vitaku, për mosveprim dhe...
    Lajme22 Prill 2025
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për liderin e NISMA’s, Fatmir Limaj të cilin edhe kanë qenë së bashku në koalicion...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Korçë. Berisha para qytetarëve foli për Edi Ramën, duke thënë...
    Lajme22 Prill 2025
    Analisti politik Ilir Deda ka reaguar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për një qasje më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.