×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndahen pako higjienike në 660 shkolla dhe pajisje mbrojtëse kundër COVID 19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësimdhënës

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    UNICEF-i dhe USAID-i filluan shpërndarjen e pakove higjienike në 660 shkolla dhe të pajisjeve mbrojtëse personale kundër COVID – 19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësimdhënës.

    Çdo fëmijë mezi pret që të kthehet në shkollë të takojë shokët e vet dhe mësimdhënësit. Jeta gjatë pandemisë COVID-19 është e vështirë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë.

    Sot, UNICEF-i së bashku me USAID-in në Kosovë dhe me Ministrinë e Arsimit, vizituan një nga shkollat që përfituan nga kjo mbështetje. Pako higjienike dhe pajisje personale mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit u shpërndanë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë.

    Drejtoresha e shkollës, Shqipe Vllasaliu – Mehmedi, e ka mirëpritur përzemërsisht këtë mbështetje duke i theksuar vështirësitë me të cilat mund të përballen gjatë procesit arsimor për shkak të pandemisë.

    Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, shprehu mirënjohjen e tij, duke theksuar se kthimi në procesin shkollor është një sfidë për të gjithë. “Në kohëra të tilla, ju e vëreni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Jam më shumë se i lumtur që kemi miq si UNICEF-i dhe USAID-i, të cilët po na mbështesin në sfidën me të cilën po përballemi për të kthyer çdo fëmijë në shkollë “, tha Ramë Likaj.

    Gjersa kreu i USAID-it në Kosovë, Lisa Magno tha se “luftimi i COVID-19 mundëson që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do të përballemi me këtë pandemi së bashku ”

    Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se UNICEF-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar të rinjtë dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor.

    Si pjesë e fushatës Kthimi në Shkollë, UNICEF-i me mbështetjen e USAID-it do të shpërndajë në total: 33,000 L sapun të lëngshëm, 36,740L dezinfektues duarsh, 33,000 dezinfektues kimik, 1.320 termometra me rreze infra të kuqe, 4400 maska si mburoja të fytyrës, 29700 maska fytyre, 7700 kasketa të fytyrës.

    660 shkolla fillore dhe të mesme do të furnizohen me pako higjienike ku përfshihen: 50 L sapun të lëngshëm, 50 L dezinfektues duarsh, 50 L dezinfektues kimik dhe 2 termometra me rreze infra të kuqe për secilën shkollë

    2200 mësimdhënës do të marrin pako me pajisje mbrojtëse të cilat do të përfshijnë: 2 maska si mburoja të fytyrës, 3 maska fytyre, 1L dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

    7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse, të cilat do të përfshijnë: 1 kasketë për fytyrë, 3 maska fytyre, 200 ml dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

    Vendimet për masat e kontrollit në shkolla dhe mbylljen dhe hapjen e shkollave duhet të jenë në përputhje me vendimet për masat e tjera të distancimit fizik dhe masave të reagimit të shëndetit publik brenda komunitetit.

    Është thelbësore që shkollat të planifikojnë paraprakisht dhe të shqyrtojnë se çfarë masash shtesë mund të vendosin për të ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit dhe anëtarët e tjerë të personelit në mënyrë që të jenë të sigurt kur të kthehen, dhe që komunitetet të jenë të sigurt në dërgimin e nxënësve të tyre në shkollë.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.