×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, rreth 20 milionë amerikanë mund të jenë infektuar me coronavirus

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Në SHBA numri i vërtetë i rasteve me koronavirus vlerësohet të jetë 20 milionë apo dhjetë herë më e lartë sesa shifra e raportuar. Deri tani mbi 124 mijë amerikanë kanë humbur jetën. E gjithë popullata raportohet se nuk do të lejohet të udhëtojë këtë verë drejt Bashkimit Evropian.

    Ekspertët besojnë se 20 milionë amerikanë mund të jenë bartës të infeksionit të kovidit të ri, shifër kjo 10-fish më e lartë sesa bilanci aktual.

    Teksa numri i të infektuarve po rritet dita-ditës në shumicën e shteteve amerikane, me gati 40 mijë raste të reja vetëm ditën e enjte, testet serologjike dhe të antitrupave tregojnë se çdo person i diagnostikuar me koronavirus ka mundësinë të infektojë të paktën 10 persona të tjerë.

    Sipas agjencisë federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shumica e njerëzve nuk i shfaqin simptomat e sëmundjes.

    Aktualisht në SHBA rreth 2 milionë e gjysmë amerikanë janë konfirmuar si bartës të virusit, ndërsa mbi 124 mijë ka shkuar numri i viktimave.

    Sipas guvernatorit të shtetit të Floridës në juglindje, shqetësim mbetet rritja e shkallës së infektimit mes grupmoshave 18 dhe 34 vjeç.

    “Personat që janë në grupet e rrezikuara duhet të bëjnë pjesën e tyre, ndërsa ata më pak të rrezikuarit, sërish duhet të kujdesen që të mos infektojnë të tjerët,” – u shpreh guvernatori Ron Desantis.

    Numri i rasteve në SHBA është rritur mesatarisht me gati 25 për qind nga java e kaluar dhe deri 50 për qind në shtetet me popullsi të lartë si Teksasi, Arizona apo Kalifornia.

    Të enjten, presidenti republikan, Donald Trump, akuzoi sërish mediet vendëse se ato nuk po i njohin atij meritat për shmangien e miliona viktimave prej kovidit, falë reagimit dhe izolimit të shpejtë të vendit me vatrat globale që ai e urdhëroi që në fazat e para të pandemisë.

    Trump tha se rritja e numrit të rasteve tani është thjesht rezultat i shtimit të testimeve.

    “Kemi programin më të mirë të testimeve në botë. Na është dashur kohë për të arritur në gati 30 milionë teste, prandaj edhe kemi për të pasur më shumë raste. Por vdekjet po ulen dhe norma e vdekshmërisë është nga më të ulëtat në botë.”

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se janë mes tre vendeve me të cilat Bashkimi Europian synon të ndalë udhëtimet për shkak të rrezikut të përhapjes së epidemisë.

    Rusia dhe Brazili janë paraprakisht dy shtetet e tjera në listën e zezë të BE-së.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore. Kështu ka treguar moderatori Blendi Fevziu në...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga vëzhguesit evropianë pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi brigjet e Kretës në...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.