×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 80 raste aktive me koronavirus në Lipjan, kërkohet respektim i masave mbrojtëse

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur shumë ditëve të fundit në Lipjan. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në këtë komunë janë rreth 80 raste aktive.

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se gjendja me COVID-19 në këtë komunë është serioze.

    “Javën e fundit kemi shumë qytetarë të identifikuar me COVID-19 si pasojë e moskujdesit të të gjithëve. Kërkohet shumë më tepër kujdes dhe përmbajtje të rekomandimeve të IKSHPK-së, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë masa mbrojtëse që duhet t’i aplikojmë të gjithë”, ka thënë Ahmeti.
    Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve, pasi që virusi po merr jetët e njerëzve gjithnjë e më shumë.

    “Mos e nënçmoni, mos e injoroni faktin e rrezikut nga ky virus. Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuarve me COVID-19”, ka shkruar Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...
    Të tjera
    Lajme21 Prill 2025
    Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep...
    Lajme21 Prill 2025
    Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më bashkëpunuese për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend. Ajo në...
    Lajme21 Prill 2025
    Janë përkujtuar sot 16 burra e djem të familjes Mirena në Nakardë të Fushë Kosovës. 26 vjet më parë forcat serbe i...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha në një lidhje direkte në T7 ka thënë se do ta votojnë kandidaten e VV’së...
    Lajme21 Prill 2025
    Opinionistja Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për bllokadën e Kuvendit për herën e katërt sot, tha se...
    Vip21 Prill 2025
    Përkundër sukseseve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, nuk i harron asnjëherë rrënjët. Dhe bukuroshja nga Peja është rikthyer në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.