×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK i përgjigjet Bashës: Po synon disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga shteti

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e RTK-së.

    “Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka vazhduar edhe këtë fundjavë me gjuhën nxitëse si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj RTK-së”, ka shkruar AGK.

    AGK thotë se Basha tregoh hapur tendencën për të treguar se çka konsiderohet prioritet për t’u raportuar nga RTK.

    “Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë”.

    Asociacioni i Gazetarëve thotë se mbrojnë të drejtat e gazetarëve dëerisa sipas tyre për shkelje të etikës nga këta të fundit ka organe ku duhet të raportohen.

    “AGK-ja, e ka për mision primar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, dhe reagon kur këto të drejta e liri, cenohen e shkelen. Teksa, lidhur me shkeljet e mundshme të Kodit të Etikës, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë deputetët, mund t‘i drejtojnë ato tek organi vetërregullues KMShK për mediet online, dhe tek KPM për televizione dhe radio”.

    AGK-ja ka ftuar sërish deputetin Basha që të përmbahet nga “seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve”, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK.

    “Aludimi i serishëm i z. Basha se si AGK ashtu edhe RTK u shërbejnë interesave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, është krejtësisht i pabazuar e i papranueshëm, por mbi të gjitha shumë i rrezikshëm. Gjuha e tillë, e vazhdueshme sikur kjo e z.Basha dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet, kanë kontribuar që Kosova të bie kaq shumë në nivelin e respektimit të lirisë së medies, sikurse e ka konstatuar raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij”, thuhet tutje në reagim./Telegrafi/

     

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët...
    Lajme18 Maj 2024
    Sot në mëngjes u kuptua se është shembur një pjesë e rrugës që shkon nga Klina në Gjakovë. Në lidhje me këtë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, për ekonomitë e zhvilluara...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.