Një pacient 90-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.
Ndërkohë po sot humbi jetën një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Ajo është viktima më re në moshë deri më tani. /TCH