×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Gjini: Pacientja me COVID 19 nga Rahoveci qëndroi një javë në spitalin e Gjakovës, mostrat tjera nuk po merren parasysh nga IKSHPK-ja

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reagur pasi thotë se nuk po merr përgjigje nga IKSHPK-ja në lidhje me testimin e disa personave për koronavirus, të përfshirë edhe personel shëndetësore.

    Gjini ka shkruar në Facebook se i është drejtuar Institutit dhe ministrit të Shëndetësisë, por qe tash e katër ditë që kur ka dalë pozitiv një rast në spitalin regjional të Gjakovës, përgjigje për të testuarit tjerë nuk ka marrë.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,Ky reagim imi vjen si pezm për mosveprimin e IKSHPK ndaj një rasti tejet problematik të një infeksioni me Covid-19 në spitali regjional të Gjakovës.
    Para katër ditësh, një paciente me origjinë nga komuna e Rahovecit që ka qenë e hospitalizuar në spitalin regjional të Gjakovës ka rezultuar pozitive me Covid-19. E njejta ka qëndruar në spital për mê shumë se një javë.

    Të hënën në takimin e kryetarëve të komunave të Kosovës me ministrin Zemaj dhe Prof. Ramadani nga IKSHPK e kam ngritur këtë rast dhe kam kërkuar rezultate të shpejta të testeve sepse pas tetë javësh pa asnjë të infektuar, Gjakova mund të kthehet në një vatër të re infeksioni mu për faktin se pacientja ka qëndruar gjatë në spital dhe, edhe më keq, përpos personelit mund të ketë edhe pacientë tjerë të infektuar.Reagimi im ka të bëjë me faktin se po hymë në ditën e katërt qëkur është diagnostifikuar pacientja dhe ende nuk kemi rezultate për personelin shëndetësorë të spitalit regjional të Gjakovës. Me datën 8 të këtij muaji janë marrur mostrat e 19 punëtorëve personel i spitalit dhe as sonte me dt 10 nuk jane trajtuar mostrat.
    Një pjesë e tyre mund t’i kenë infektuar familjet apo personat tjerë.
    Këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute. Rezultatet e IKSHPK nuk maten ndryshe përpos me efikasitet të testimit, sidomos kur kemi të bëjmë me institucione shëndetësore.Kjo është absolutisht e pajustifikueshme. Nuk kam fjalë tjera!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.