×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka për rritjen e numrit të rasteve me COVID -19: Kemi dështuar për shume arsye, nëse s’i zbatojmë masat s’ka kush që e ndalë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Mikrobiologu Lul Raka, ka folur për numrin e madh të rasteve pozitive me COVID-19.

    I ftuar në “Frontal” të T7, Raka tha se një pjesë të madhe të fajit për përhapjen e virusit e kanë edhe qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat

    Raka tha se nëse nuk zbatohen masat nga ana e qytetarëve, numri i rasteve do të rritet edhe më shumë.

    “Nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndalë. Kemi dështuar për shumë arsye, secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Është problematike me njerëz që e konsiderojnë rrenë dhe nuk zbatojnë kurrfarë mase mbrojtëse. Të rinjtë që rrinë nëpër kafiteri, e marrin virusin aty dhe e çojnë në shtëpi te pleqtë. Nëse vazhdojmë qysh e kemi pasur qe një muaj, pa kurrfarë mase mbrojtëse nga popullata, pa mbikëqyrje nga shteti, do të rriten numrat”, ka thënë Raka.

    Ai ka shtuar se nëse nuk respektohen masat, do të rritet numri i të infektuarve e automatikisht edhe numri i të hospitalizuarve dhe të vdekurve.

    “Rritja e numrave e rrit numrin e të hospitalizuarve dhe vdekjeve. Imuniteti i tufës nuk bëhet, sepse të vdesin me dhjetëra e mijëra në fund, nuk bën të themi hajde po dalim të infektohemi krejt. Asnjë shtet nuk e zbaton këtë”, ka thënë Raka.

    Përveç mosrespektimit të masave nga qytetarët, Raka thotë se po mungon edhe mbikëqyrja nga ana e institucioneve.

    “Faktori kryesor është moszbatimi i masave dhe mungesa e mbikëqyrjes. Nëse njerëzit thonë se është rrenë. Çdo institucion dhe njeri që nuk i zbaton udhëzimet le të dënohet. Ka edhe në institucione dhe vetëshërbime, të këqyrin kur je me maskë si astronaut”, deklaroi Raka në T7.

    Raka ka shtuar se edhe në institucionet fetare duhet të ketë kujdes më të shtuar.

    “Nëpër xhami ka shumë grumbullim, personat mbi 65 vjeç me sëmundje kronike, mos të shkojnë në xhamia le të falen në shtëpi, e njëjta vlen edhe për kishat”, ka deklaruar Raka.

    Raka ka folur edhe ëpr fazën e tretë të lirimit të masave, ku ka shtuar se në këtë fazë është dashur të ketë kujdes më të madh.

    “Lirimi i masave është planifikuar gradual, me fazën e tretë të lirimit të masave është dashur të ketë kontroll. Njerëzit janë duke e përhapë. Lehtë është, e dënon edhe subjektin afarist edhe qytetarin. Numrat nuk zbresin vetë. Pa e kuptua që 200 veta nuk mund të rrijnë në kafiteri, krejt të rinj, që e kalojnë shumë lehtë, por ata shkojnë në shtëpi dhe e bartin”, ka thënë Raka.

    Ai ka komentuar edhe numrin vdekjeve në Infektivë si pasojë e koronavirusit.

    Raka tha se këto janë shifra të pritshme.

    “I pritshëm ky numër, mund të jetë edhe më i madh nëse vazhdojmë kështu. Infeksioni vazhdon të përhapet, sa më i madh numri i të infektuarve, më i madh numri i të shtrirëve në spital”, ka deklaruar Raka.

    Ndërkaq lidhur me testimet, Raka tha se duhet të testohen personat me simptoma, ata me sëmundje kronike dhe punonjësit shëndetësorë.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Mars 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut. Në vendin e...
    Lajme14 Mars 2025
    PrishtinaTicket ka nisur fluturimet direkte për dy destinacione të reja: Köln dhe Bremen. Linja për Köln ka filluar më 8 mars, me...
    Lajme14 Mars 2025
    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Në mesin e temave, sigurisht...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Qeveri, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer. Siç njofton ZKM...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditës e enjte në Shkodër, ku një ambulancë është aksidentuar me një veturë. Si pasojë, ka...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Vip14 Mars 2025
    Xheneta Fetahu pak më parë ishte për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Me të përfunduar takimin me banorët, ajo...
    Sport14 Mars 2025
    Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës. Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje...
    Vip14 Mars 2025
    Ish reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pasi së fundmi u martua për herë të dytë. Së fundmi,gruaja e tij e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.