×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritjet e Odës Ekonomike Amerikane nga takimi në “Shtëpinë e Bardhë”: Marrëveshjet ekonomike i japin Kosovës mundësi për tregti në BE

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka në një përgjigjie për Gazeta Blic u deklarua për pritjet e takimit të 4 shtatorit në Washington, ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nën ndërmjetësimin e SHBA-së.

    Sipas Zekës, ky takim është mundësi e mirë për marrëveshje ekonomike që heqë barrierat teknike e politike për të bërë biznes.

    “Takimi i Uashingtonit ofron një mundësi mirë për Kosovën dhe Serbinë që nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të arrijnë marrëveshje në fushën e ekonomisë e cila do të ndihmonte në tejkalimin e barrierave teknike dhe politike që pengojnë të bërit biznes ndërmjet dy vendeve dhe rrjedhimisht pengojnë edhe investimet e huaja”, tha Zeka

    Sipas tij, Kosova e Serbia e kanë tani mundësinë e zbatimit të marrëveshjeve për transportin hekurudhor, ajror e tokësor.

    “Në të njëjtën kohë, palët kanë mundësi të përcaktojnë modalitetet teknike e zbatimit të marrëveshjeve parimore, respektivisht letrave të synimeve, të nënshkruara në fillim të këtij viti për vendosjen e transportit hekurudhor e ajror si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave”, deklaroi ai.

    Zeka tha se këto marrëveshje do i ndihmonin Kosovës për tregti në shtetet e Evropës dhe përfitime financiare nga SHBA.

    “Kjo do të krijonte mundësi të reja për transportimin më efikas të mallrave nga Kosova në shtetet e Evropës. Në rast të marrëveshjeve të suksesshme dhe zbatimit të tyre në praktikë, Kosova dhe Serbia do të mund të përfitonin nga institucionet financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Zeka për Gazeta Blic.Në vazhdim Zeka tregoi se investimet do të fuqizonin rimëkëmbjen ekonomike.

    Sipas tij Oda Amerikane pret që vullneti për negociata do vijë në përfundim me marrëveshje, gjë e cila jep një shëmbëlltyrë më të mirë të rajonit tek investitorët amerikanë.

    “Këto investime në vlera të mëdha do të ishin të një rëndësie të madhe jo vetëm për zhvillimin e infrastrukturës transportuese e energjetike, por edhe do të fuqizonin përpjekjet gjithëpërfshirëse për rimëkëmbjen ekonomike. Oda Amerikane është optimiste se vullneti i të dyja shteteve për të negociuar me njëra tjetrën do të konkretizohet me marrëveshje, duke bërë që të largohen perceptimet negative të investitorëve amerikanë dhe të tjerëve të huaj për këto dy shtete por edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Zeka

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve në kohë konflikti, duke deklaruar se siguria e tyre...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hapi edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke vënë në pah rolin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se “janë bërë tri javë”, prej kur Gjykata Kushtetuese është pyetur lidhur me votimin...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për deklaratat e Albin Kurtit se opozita është patriarkale. Musliu ka thënë se nuk...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se ata kanë dhënë disa opsione për të dalë nga ngërçi politik....
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka komentuar përplasjet e fundit me gazetarin Ilir Mirena e gazetarë të tjerë. Ajo ka thënë se...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para fillimit të seancës konstituive, është deklaruar para mediave. “Çdo herë vijmë me shpresën që...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se opozita duhet të reflektojë pozitivisht, pasi situata aktuale është e tmerrshme dhe e...
    Lajme02 Qershor 2025
    Në rrethana tragjike ka vdekur Armir Osmani, i riu nga Mitrovica. Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të ndjerit do të bëhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.