×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prishtina Parking” – Ja sa do të jenë çmimet e parkingut në kryeqytet nga muaji tetor

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Komuna e Prishtinës do të nisë të finalizojë projektin “Prishtina Parking”.

    Liridon Restelica nga “Prishtina Parking” ka thënë në Kanal 10, se parkingu do të realizohet në tri zona, Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.

    “Në parkingjet e mëdha si përshembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 cent, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 EUR/ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 EUR”, ka thënë Restelica,

    Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 EUR për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 EUR/muaji dhe për automjetin e tretë 45 EUR/muaji.

    I gjithë projekti pritet të përfundojë deri në 12 tetor, ndërsa kush nuk respekton rregulloren e re, do të gjobitet.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata dhe prova në lidhje me “mungesën e trajtimit të mbeturinave...
    Lajme19 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Siç...
    Lajme19 Maj 2025
    Avokati i Popullit i ka reaguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për shkak të situatës alarmante të krijuar me menaxhimin...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve...
    Lajme19 Maj 2025
    Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të hënën, bëri...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J.,...
    Lajme19 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini, priti sot në zyrat e AKB-së kryetarin e Sindikatës së sektorit privat, z....
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.