×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 3 ditë 160 të infektuar dhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Në tri ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 160 raste të infektuarve me COVID-19, kurse 32 persona janë shëruar. Ndërsa dy persona të infektuar kanë humbur jetën në dy ditët e fundit.

    Rritja alarmante e numrit të prekurve me coronavirus në tri ditët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është shqetësuese dhe tregon përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit.

    IKSHPK thotë se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe mos mbajtjes së maskave.

    “Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

    Më tek IKSHPK thotë se “këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”.

    “Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”.

    “Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”.

    Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

    Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Fotografia është publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme. Në këtë fotografi është Liridona Ademaj me motrën e saj....
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagvaci i akuzon qeverisjet e kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Të martën mbrëma vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook duke kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, “pa vonesa...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Një nënshtetas i Bullgarisë është rrahur në orët e vona të së martës në Prishtinë. I dyshuari është dërguar në Emergjencën e...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është arrestuar nga policia e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Informacionet...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dosjen e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor 2023, tregon veprimet që pretendohet se...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi nuk është ndjerë mirë gjatë mbrëmjes së sotme. Ai ka pasur dhimbje stomaku, derisa në...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e re e Big Brother VIP Kosova, DJ Miss Rose ka zhvilluar një bisedë me Ilirianën. Mes një bisede disa minutëshe,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.