×
  • Lajme
  • Lajme

    Panairi i librit akademik e shkencor, nderohen me çmim akademikët nga Kosova

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga data 23-25 prill në Tiranë.

    Çmimi “Vepra më e mirë studimore” shkoi për akademikët nga Kosova, Fejzullah Krasniqi dhe Naser Sahiti për librin “Proceset dhe ciklet termodinamike” me motivacionin:

    “Një vepër që pasqyron zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë së termodinamikës, fokusuar në problemet konkrete të ngrohjes, përmes një analize dhe sinteze të detajuar të proceseve më të rëndësishme termodinamike, duke shenjuar një arritje në studimet shqiptare”.

    Edhe Akademiku Anastas Angjeli u nderua me çmimin “Vepra më e mirë studimore” për kolanën “Ditari i tranzicionit” me motivacionin:

    “Një vepër madhore, e cila sjell në kujtesë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të pas viteve 90-të. Kjo kolanë pasqyron një begati diturish, në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë”.

    Ky ishte edicioni i 3-të i panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, i organizuar në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kanë qenë të pranishëm Alda Bardhyli, drejtuese e QKLL, kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi si edhe kryetari i ASHAK, Mehmet Kraja./atsh

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.