×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Hetimor do të ftojë dëshmitarë për punën e anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton planin e punës së komisionit, raporton Ekonomia Online.

    Kjo ishte mbledhja e tretë e këtij komisioni pasi që dy të parat dështuan në mungesë të kuorumit. Anëtarët e këtij komisioni kërkuan që të dërgohet buxheti i komisionit dhe pastaj të diskutohet. U kërkua që të caktohen edhe ekspertët që do të merren me listën e dëshmitarëve. U votua plani i punës pasi që kishte edhe kuorum.

    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, në cilësinë e kryetares së Komisionit tha se në bazë të praktikave të mëhershme, zgjidhen edhe ekspertët.

    “Ekspertët duhet të jenë të lamisë dhe që e njohin punën dhe me i përzgjedh. Ne do ta miratojmë raportin e këtij komisioni hetimor por edhe që ata do të na ndihmojnë shumë gjatë punës. Unë pajtona me komentet e gjithsecilit. Unë propozoj ta votojmë me mundësi të plotësimit dhe ndryshimit”, ka thënë Kadrijaj.

    Kadrijaj tha se duhet të flasim edhe rreth buxhetit pasi që duhet të angazhojmë ekspertë.

    “Është mirë me i angazhu dy ekspertë, ta bëjmë një plan buxhetor dhe në mbledhjen e  radhës së Parlamentit ta dërgojmë këtë kërkesë të Komisionit Hetimor për miratim të buxhetit duke i përfshirë edhe buxhetin për angazhimin e dy ekspertëve. Pra ta lëmë stafin që të merret me këtë çështje”, tha Kadrijaj.

    Zyrtarët Kuvendit thanë se drafti i kërkesës për buxhet është i gatshëm por nuk e kanë sjellë pasi që nuk ishte në rend të ditës.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arjana Musliu – Shoshi tha se duhet ta kenë prioritet listën e dëshmitarëve.

    “Është me prioritet ta miratojmë edhe listën e dëshmitarëve. Mendoj se si komision duhet me i dorëzu emrat, fushëveprimin, do të ishte mirë me i caktu sot ose me i sjell emrat që do të jenë dëshmitarë në këtë komision dhe ti trajtojmë në mbledhjen e radhës”, ka thënë Shoshi.

    Me këtë është pajtuar kryetarja e komisionit, Kadrijaj.

    U vendos po ashtu që mbledhja e radhës të mbahet të martën në ora 15:00.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj. Ai, me anë të një postimi në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi, e para e vendit...
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.