×
  • Lajme
  • Lajme

    Në takimin e 5-të për dinarin del tema e Asociacionit, Bislimi: Për herë të parë e pamë hapur çfarë do Serbia

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen e dinarit. Në fjalën e tij para mediave pas përfundimit të takimit pa marrëveshje, Bislimi ka treguar se kanë diskutuar në detaje për idetë e prezantuara nga emisari sllovak, Miroslav Lajcak.

    Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë se pala kosovare ka shpresuar që ky diskutim do të jetë i dobishëm për afrim të qëndrimeve, megjithatë thotë se ato çfarë kanë dëgjuar nga pala Serbia kanë qenë tepër shqetësuese. Bislimi thotë se deklarimet e zyrtarëve serbe kanë bërë që pozicionet të largohen.

    Bislimi duke folur për këtë, ka përmendur se në takimin e së enjtes në Bruksel, e kanë parë hapur dhe të dokumentuar se si Serbia e sheh procesin e krijimit të Asociacionit, si një mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

    Ai tutje ka thënë se gjithashtu ka pasur përpjekje që të sigurohen metoda përmes të cilave do të merrnin garanci për licencimin e institucioneve ilegale siç është “Postanska Banka”.

    “Përshembull sot për herë të parë ne kemi parë haptazi të dokumentuar nga Serbia se si ata e shohin procesin e krijimit të asociacionit, përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë. Poashtu vazhdoi loja e vjetër me tendenca që të sigurohen metoda përmes të cilave do të merrnin garancione për licensimin e institucioneve ilegale siç është “Postanska Banka” në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

    Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se duke e parë një situatë të tillë ku qëndrimet s’po afroheshin, emisari Lajcak ka dalë me një propozim të ri, propozim për të cilin palët duhet të japin komentet gjatë ditëve në vijim. Bislimi e ka cilësuar si të mirë propozimin e Lajcak dhe ka treguar se takimi i radhës pritet të jetë gjatë muajit maj/Express/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.H. për veprën penale ” Blerja, posedimi,...
    Lajme06 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë për dy personat e ndaluar me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, ka bërë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Vip06 Maj 2024
    Një nga miqtë e Princeshës Catherine (Kate Middleton) dhe të Princit William ka folur për problemet nëpër të cilat po kalon familja...
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.