×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ngjarja e rëndë në Shkodër: Gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielen në Shkodër.

    Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijet e saj dyshohet se është hedhur në lumin Buna.

    Më herët është gjetur trupi i pajetë i moshës tetëvjeçare, derisa sot është gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë.

    Kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, transmeton Klankosova.tv

    Balla i përlotur tha se dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijëve ndodhet tek Ura e Bunës.

    Ai iu bëri thirrje grave që ta denoncojnë dhunën.

    “Është gjetur trupi i fëmijës së dytë/ Dyshohet që edhe trupi i nënës dhe i fëmijëve të tjerë të jenë në këtë zonë. Kërkimet nga RENEA dhe peshkatarët e zonës do vijojnë edhe sot. Është një moment i rëndë, nuk gjej dot fjalët. I bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave në vend, të denoncojnë dhunën. Dhuna në familje, dhuna që çdo vajzë e grua përballet kur shkon në punë, në rrugë. E kam thënë shpesh, por erdhi dita ta them edhe me lot në sy, na duhet të shkëputemi nga kjo situatë. Të reagojmë të gjithë si shoqëri. Edhe kur vajzat nuk reagojnë dot, duhet të reagojnë të gjithë të tjerët. Na duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit dhe të ndërhyrjes në kohë”, tha Balla.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...
    Lajme19 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh,...
    Vip19 Maj 2024
    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të garës, ku pas një votimi të...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Vip18 Maj 2024
    Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.