×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon dëbim të rusëve që u arrestuan në Jarinjë

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë për dy personat e ndaluar me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni për RTKlive.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës.

    Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

    “Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës. Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, theksohet në njoftim.

    Më 30 shtator të vitit 2022, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.Mbledhja është njoftuar të fillojë në ora 10:00. Në rend të ditës janë disa pika,...
    Lajme26 Maj 2024
    Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë janë vendosur poligonet ushtarake të Forcës...
    Lajme26 Maj 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhjen e vaksinave nag ajri për ta parandaluar tërbimin e...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ndarë fotografi nga vizita e tij te Fatmir Shehu, themeluesi i “Kosova...
    Lajme26 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit.25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag...
    Lajme26 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Hondurasit, Enrique Reina, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të shtunën, falënderoi Serbinë për një donacion...
    Lajme26 Maj 2024
    Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, deklaroi sot në mënyrë të bujshme një shefe e Organizatës...
    Lajme26 Maj 2024
    Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së...
    Lajme26 Maj 2024
    Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.