×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia ia dhuroi 500.000 dollarë donacion vendit që abstenoi në OKB për Srebrenicën

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Ministri i Punëve të Jashtme të Hondurasit, Enrique Reina, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të shtunën, falënderoi Serbinë për një donacion prej 500 mijë dollarësh për renovimin e një spitali të shkatërruar, dy ditë pas miratimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Mediat në Serbi raportuan se donacioni prej gjysmë milioni dollarësh është provë që regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, bleu votën e Hondurasit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së – një praktikë që autoritetet serbe e kanë përdorur gjithashtu për të siguruar ‘çnjohje’ të Kosovës, kryesisht në mesin e shteteve të vogla në zhvillim.

    Rezoluta për Srebrenicën kaloi me 84 vota në favor, kundër 19 dhe 68 abstenime. Rezoluta për Srebrenicën që u miratua mes kundërshtimit të ashpër të presidentitet serb, dënon mohimin e gjenocidit të kryer nga serbët, përkundër se në rezolutë nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

    E përveç Serbisë, vendet e rajonit – Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Kroacia – votuan në favor të rezolutës së hartuar nga Gjermania e Ruanda. Prej vendeve të Bashkimit Evropian (BE), kundër votoi vetëm Hungaria, ndërsa abstenuan Greqia, Sllovakia dhe Qipro – mosnjohëse të Kosovës.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot në konferencë për media ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i...
    Lajme17 Qershor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim në kuadër të procesit...
    Lajme17 Qershor 2024
    Instituti Kombëtarë i Shëndetësi Publike të Kosovës (IKSHPK), ka reaguar pas temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë. Ky Institut...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi, thotë për Front Online se asnjëra nga premtimet e VV-së nuk...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë kabinetin e tij të luftës me gjashtë anëtarë, ka thënë një zyrtar izraelit të hënën....
    Lajme17 Qershor 2024
    Aktivisti, filozofi e veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti po të ishte në mesin e familjes së tij, sot do...
    Lajme17 Qershor 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar premtimet e dhëna nga Vetëvendosje sa i pëket shëndetësisë dhe mos realizimin e tyre as...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Secilën herë e më shumë, njerëzit po u shmangen lajmeve, duke i konsideruar depresive dhe të mërzitshme, ka bërë të ditur një...
    Vip17 Qershor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj tash e sa kohë po shijon pushimet. Duke vizituar Portugalinë, Meksikën e tani edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.