×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mund ta humbasë punën e tij në rast se ai nuk merr fitore në katër xhirot e mbetura deri në përfundim të kampionatit spanjoll.

    Xavi kishte deklaruar pas humbjes ndaj Gironës se e ardhmja e tij nuk do të jetë temë diskutimi për shkak të asaj humbje ose për shkak të sezonit të tyre, dhe ka pasur raportime se ai ende gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Joan Laporta, por gjërat mund të ndryshojnë nëse situata nuk përmirësohet.

    Blaugranasit duhet të fitojnë të paktën dy pikë më shumë se Girona në katër ndeshjet e tyre të fundit ndaj Real Sociedadit, Almerias, Rayo Vallecanos dhe Sevillas, për të siguruar vendin e dytë në tabelë.

    Në rast se Xavi nuk e bën dot këtë, Diario AS raporton se kjo mund ta fusë klubin në një krizë. Do të konsiderohej si dështim, dhe do të hapte derën për skenare të reja dhe traumatike pasi e ardhmja e Xavit nuk do të konsiderohej më e sigurt dhe vendi i dytë po konsiderohet si minimumi i asaj që Xavi duhet të arrijë.

    Kjo do të bënte që Barcelona të konsideronte shitjen e disa yjeve të ekipit. Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong do të ishin kandidat për shitje, ndërsa rreziku që ata të përfundojnë në pozitën e tretë në tabelë do të sjellte pasoja serioze për stafin dhe lojtarët.

    Nëse Barcelona përfundon e treta në La Liga, kjo do të thoshte se të gjitha vendimet do të shtyheshin deri në fund të sezonit si dhe klubi do të humbiste mundësinë që të merrte pjesë në edicionin e ardhshëm të Superkupës së Spanjës, aty ku klubet pjesëmarrëse fitojnë një shumë të majme parash./Telegrafi/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport27 Maj 2024
    Armand Duka ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21, ku Shqipëria ka aplikuar së bashku me Serbinë. I pari i futbollit...
    Sport27 Maj 2024
    Panathinaikos është shpallur kampion i Evropës në basketboll për herën e shtatë. Në finale ekipi grek e mposhti Real Madridin. Loja e...
    Sport27 Maj 2024
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho për...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, e quan lajm të mirë avancimin e statutit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të...
    Lajme27 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në një postim në Facebook, shefja e...
    Kronika27 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 25 vite burgim Urim Hyseni, i cili akuzohej për vrasjen e nënës së tij...
    Lajme27 Maj 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se pothuajse 80 për qind e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Kosovë janë...
    Lajme27 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues...
    Lajme27 Maj 2024
    Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.