×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti flet nga NATO: Tani po festojmë, delegacioni serb doli duke u fjalosur mes vete

    Arbnor Buzhala
    27 Maj 2024

    Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

    Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

    Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime.

    Anëtari i delegacionit të Kosovës, njëherit deputeti Xhavit Haliti, ka folur për FrontOnline pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

    Haliti, thotë se gjithçka ishte e planifikuar sipas rendit të ditës dhe nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje dhe se tani janë duke festuar.

    ”Ishte gjithçka e planifikuar sipas rendit të ditës, nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje, pra nuk është lejuar debati por vetëm votimi, në votim kemi kaluar, tash jemi duke festuar’’ shprehet Haliti për FrontOnline.

    Ai shprehet se delegacioni serb ku merrnin pjesë 11 anëtarë, kanë dalur duke u fjalosur mes vete dhe se mesin e tyre, pjesë e delegacionit ishte edhe Goran Rakiq.

    ‘’Delegacioni serb kanë dalur duke u fjalosur mes vete, delegacioni serb me të cilin iu ishte bashkuar edhe Rakiqi, ishin ardhur të përgatitur, kanë qenë 11 persona, si logjistikë me iu ndihmuar atyre’’ deklaron Haliti.

    Haliti, potencon se dje ka pasur debat për Kosovën, ndërsa sot nuk iu është dhënë fjala asnjërit delegacion.

    ‘’ Dje është zhvilluar një debat këtu për Kosovën, por sot nuk iu është dhënë fjala as atyre e as neve’’, thotë Haliti për FrontOnline.

    Ndryshe, Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova avancoi statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

    Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

    Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

    Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

    Por, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

    Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

     

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Një rast në Lipjan, një...
    Lajme17 Qershor 2024
    Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, po qëndron në komunën e Podujevës. Ajo u prit nga kryetari Shpejtim Bulliqi dhe nënkryetarja e...
    Lajme17 Qershor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe dhe figurat e saj që dikur drejtonin komunat veriore për abuzim dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koronavirusit rëndoi sidomos të rinjtë. Dhe...
    Lajme17 Qershor 2024
    Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur “marrëveshje historike” për normalizimin e...
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    Ka vdekur sot një turist nga Milano, i cili kishte ardhur në Lezhë për pushime. Policia ka bërë të ditur se dyshohet...
    Sport17 Qershor 2024
    Ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United, Jose Mourinho, ka emëruar mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham, si lojtarin më të mirë të...
    Sport17 Qershor 2024
    Një nga transferimet më të dobëta të Liverpoolit raportohet se mund të bëhet pjesë e Arsenalit këtë verë. Gjatë qëndrimit te Klopp...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u takua me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë të “Peace Lab field trip”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.